Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,005 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Nike, po punohet per kontraten me te fuqishme ne Serie A? “Zhang ka kerkuar menjehere nga ata nje…”

Inter-Nike, po punohet per kontraten me te fuqishme ne Serie A? “Zhang ka kerkuar menjehere nga ata nje…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ne numrin e saj te perditshem ka folur per te reja te rendesishme rreth Inter dhe Nike.

Ne fakt, Inter eshte lidhur me gjigandet nga USA ne vitin 1998 dhe qe prej atehere, ka pasur vetem rinovime.

“Por per hir te vertetes, rinovimi i fundit ka qene ne 2014, nga Erick Thohir, dhe aty eshte bere nje gabim i rende”.

“Eshte nenshkruar nje marreveshje 10 vjecare, qe edhe pse parashikon bonue te larta, ka nje shifer baze teper te ulet, qe ne ate kohe mund te kete qene normale, por tani eshte shume pak”.

“Inter ne sezonin e fundit ka arritur te marre 12,5 milione euro, por gjate kohes kur Inter nuk luante ne Champions, merrte vetem 4 milione. Nje cmenduri”.

“Gjithesesi, kontrat me Nike do te perfundoje ne 2024 dhe frika e Nike eshte se mos e humbet Interin.”

“Nje Inter qe eshte skuadra me e rendesishme ne Itali e lire per te negociuar duke pare se te tjerat kane marreveshje te gjata”.

“Prej disa muajsh, negociatat vazhdojne te jene teper te nxehta, me Steven Zhang qe po tenton te arrije nje marreveshje, ndoshta me te fuqishmen ne te gjithe kampionatin Italian per nga shifrat, por edhe per nga vizioni.”

“Inter nuk ka asnje kundershtim qe rinovimi te ndodhe, thjesht zikalterit duan shifra te tjera dhe nje pagese baze komplet tjeter”.

“Objektivi i Zhang eshte qe te arrije te pakten ne 30 milione euro ne sezon, plus disa bonuse te tjera te rendesishme”.

“Per momentin ka nje distance te larte mes paleve, por nje marreveshje mund te gjendet duke qene se Inter eshte rritur shume si marke”.

“Ne te kaluaren eshte folur shume edhe per New Balance, qe kane pasur nje kontakt te afert me klubin kohe me pare”.

“Inter deshiron te vazhdoje me Nike, duke qene se indentifikohet edhe me lehte sepse ka kohe qe bashkepunimi ekziston, por shifrat duhet te permiresohen ndjeshem.”

“Por duket nje cmenduri, qe Inter tashme merr nga KONAMI per nje sponsorizim te vogel rreth 45 milione ne 6 vite e nderkohe me Nike ka nje marreveshje goxha te ulet ne terma ekonomik”.

“Kohet kane ndryshuar dhe Nike per te mos humbur Interit mund te beje nje sakrifice te madhe duke rinovuar edhe perpara kohe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.