Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

392 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nuk mbarojne problemet? “Bashke me Padelli qe ka dale pozitiv me Covid19, edhe dy lojtare kane pasur nje tampon te dyshimte.”

Inter, nuk mbarojne problemet? “Bashke me Padelli qe ka dale pozitiv me Covid19, edhe dy lojtare kane pasur nje tampon te dyshimte.”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka dale ne pah nje lajm aspak i mire per Interin per sa i perket infektimit me virusin Covid19.

Ne skuadren zikalter ka dale pozitiv nje tjeter lojtar i Interit: behet fjale per Daniele Padelli, portieri i trete i Interit.

Ai ka dale keshtu pozitiv pas testeve te zhvilluara diten e djeshme, dhe gjithcka eshte komunikuar nga Interi diten e sotme.

“Bejme me dije se tamponi i Daniele Padelli ka rezultuar pozitiv dhe lojtari eshte futur menjehere ne karantine sipas protokollit perkates.”

Kete ka lajmeruar Interi ne komunikaten e saj, por me sa duket, Interi ka bere me dije edhe nje lajm tjeter shqetesues.

“Informojme gjithashtu edhe se tamponi i Gagliardini dhe tamponi i Radu kane pasur nje pergjigje te dyshimte.”

“Dy lojtaret nuk kane marre pjese ne stervitjen e fundit te Interit sot pikerisht per kete fakt”, ka komunikuar klubi zikalter.

Kjo situate eshte shume e cuditshme, sepse Radu dhe Gagliardini jane dy lojtare qe jane sheruar nga Covid19. Ne kete moment qe po flasim, nuk dihet ende nese dy lojtaret do te perfshihen dot per ndeshjen e neserme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.