Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, perplasje e forte me presidentin e Fiorentines: “Nga klubi nuk perjashtohet qe tani…”

Inter, perplasje e forte me presidentin e Fiorentines: “Nga klubi nuk perjashtohet qe tani…”
Inter Club Staff

Me sa duket ka ndodhur dicka shume e rende ne diten e djeshme: Rocco Commisso, presidenti i Fiorentines, ka thene fjale shume te shemtuara ne drejtim te Interit.

Pronari i skuadres Viole ka deklaruar ne valet e Radio Due: “Shoh qe rregullat per likujditetin nuk jane respektuar dhe nuk eshte e drejte.”

“Juventusi ka 200 milione euro humbje dhe nese nuk gaboj, edhe ky Interi me te cilin do te luajme ne ka 150 milione humbje.”

Por me sa duket keto fjale nuk jane pritur aspak mire nga klubi zikalter, sidomos ne prag te ndeshjes me ta.

Gazzetta shkruan: “Jane fjale qe Comisso i ka thene mbase duke i llogaritur, por qe kane nxehur jo pak situaten ndermjet te dy klubeve.”

“Interi nuk e priste aspak nje sulm te tille. Te dielen po festonte fitoren 6-1 ndaj Bolognes dhe po pergatiste ndeshje me Fiorentinen.”

“Nderkohe, ne darke, Commisso ka thene ato fjale qe nuk jane pelqyer aspak. Eshte pare jo pak irritim tek skuadra zikalter.”

“Nuk ka pasur ende ndonje pozicion zyrtar, por Interi pret qe nese Commisso ka dicka, ta flase me pare me drejtuesit e klubit dhe jo neper televizione.”

“Por kujdes edhe ne ate qe mund te ndodhe neser ne Franchi nese do te kete drejtues ne tribune sepse mund te kete edhe ndonje skene.”

“Irritimi i Interit lind nga fakti i thjeshte se zikalterit kane respektuar cdo rregull te Federates dhe sulmi ka qene i padrejte.”

“Interi nuk ka thyer asnje rregull. Gjithcka ka qene ne nje linje me rregullat post-covid. Cdo page qe eshte shtyre, eshte paguar ne kohe, sipas marreveshjeve te vendosura.”

“Nga klubi nuk perjashtohet qe tani te kete edhe ndonje nisme ligjore per fjalet e Commissos, por gjithcka do te varet se si do te jete rrjedha e ngjarjeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.