Inter, sot skuadra rikthehet ne Appiano Gentile: “Frike e madhe per De Vrij dhe Calhanoglu: ata kane qene…”
Sot ne mengjes Inter eshte rikthyer ne Appiano Gentile dhe do te filloje stervitjet ne prag te gjysmes se dyte te sezonit.
Ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, situata e Covid tek Interi ka sjelle nje kujdes maksimal per rregullat.
“Ne program sot perpara stervitjes jane tampone per te gjithe grupin e skuadres qe do te perseriten perseri pas 48-72 oresh.”
“Asnje nga lojtaret nuk do te takohet paraprakisht sepse ekziston mundesia qe dikush te jete infektuar gjate festave.”
“Prandaj, stafi ka marre masat qe lojtaret te paraqiten, te bejne tamponin dhe sot te rrine ne dhome te vetem te gjithe.”
“Ata do te mbajne distancen e nevojshme per te mos rrezikuar asnjerin sepse tek Interi nuk duan qe te plase ndonje infektim i gjithe skuadres.”
“Inzaghi do e kete nderkohe grupin e plote. Por shqetesim me te madh duket se ka per Calhanoglu dhe De Vrij te cilet per Krishtlindje kane qene te lokali i Nusret ne Dubai ku eshte bere me dije se ka pasur shume infektime ne ditet e fundit.”
“Stafi mjekesor zikalter ka nje frike me te madhe per te, duke qene se edhe futbolliste te tjere qe kane qene prezent atje jane infektuar keto dite.”