Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Venezia, tifozet e Interit nuk kane asnje dyshim: “Ja kush eshte zgjedhur lojtari me i mire i ndeshjes.”

Inter-Venezia, tifozet e Interit nuk kane asnje dyshim: “Ja kush eshte zgjedhur lojtari me i mire i ndeshjes.”
Inter Club Staff

Inter ka futur ne kasaforte nje tre pikesh teper te rendesishem ndaj Venezias pikerisht ne minutat e fundit te shtunen.

Ky trepikesh pati nje vlere te vecante edhe per faktin se Milan dhe Juventusi diten e djeshme dolen barazim ne San Siro.

Inter keshtu ka zgjatur akoma edhe me shume diferencen me keto dy skuadra dhe ka konsoliduar pozitat e saj ne krye edhe pse me nje ndeshje me pak.

Nderkohe, diten e djeshme, tifozet e Interit jane ftuar nga klubi qe te votojne per lojtarin me te mire te ndeshjes ndaj Venezias.

Kandidatet sipas klubit dhe per te cilet tifozet duhet te votonin kane qene kater: Edin Dzeko, Alexis Sanchez, Nicolo Barella dhe Denzel Dumfries.

Keshtu, me pak i votuari ka qene Alexis Sanchez, i cili ka marre vetem 8,4% te votave. Ai hyri ne loje ne minutat finale te takimit.

Nderkohe, i dyti me pak i votuar ka qene Edin Dzeko, sulmuesi i Interit qe i dha fitoren zikalterve por qe beri nje ndeshje nen mesatare.

Me 28.8% te votave eshte autori i golit te pare te barazimit per Interin, Nicolo Barella, i cili ka dale lojtari i dyte me i preferuar.

Nderkohe, me i votuari ne absolut eshte mbrojtesi i krahut te djathte, hollandezi Denzel Dumfries i cili ka marre plot 37.4% te votave nga tifozet. Nje arritje e merituar per Denzel!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.