Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,268 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi eshte ne alarm per Marcelo Brozovic, drejtuesit po mundohen dhe Conte ka dhene ‘ultimatum’

Interi eshte ne alarm per Marcelo Brozovic, drejtuesit po mundohen dhe Conte ka dhene ‘ultimatum’
Inter Club Staff

Pasi ka fituar Luciano Spallettin, Marcelo Brozovic ka bere te njejten gje edhe me tranjerin e ri te Interit, Antonio Conte.

Mesfushori zikalter eshte bere menjehere nje element i pazevendesueshem per teknikun e ri zikalter i cili nuk eshte menduar dy here per ti dhene celesat e lojes zikalter.

Edhe ndaj Udineses, sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, Brozovic do te jete ne vendin e tij si gjithmone ne mesfushe pavarsisht se ai ka luajtur me Kroacine.

I PAZEVENDESUESHEM – “Pavarsisht se ai vjen nga dy ndeshje prej 90 minutash me Kroacine, numri 77 i Interit do te jete ne vendin e tij edhe kunder friulaneve.”

“Atij do i takoje detyra per te bere skuadren te xhiroje por edhe te mbylle vrima qe mund te lihen ne mesin e fushes ne nje rol shume te komplikuar qe ai mbulon por per te cilin eshte bere mjeshter tashme.”

“Nderkohe, lojtari qe shihet si zevendesuesi i tij kur kroati te mungoje, Borja Valero, diten e sotme po shpreson per nje shans, por veshtire se do te ndodhe sot.”

SIRENAT E MERKATOS DHE ALARMI I NDEZUR TEK INTERIT – “Edhe ish-tranjeri i kombetares italiane e ka kuptuar shume shpejt se Brozovic eshte thelbesor per kete Inter dhe ai eshte gati ti besoje atij te gjithe sezonin, ashtu si ka bere edhe Luciano Spalletti.”

“Ai eshte i vetmi kroat i mbetur ne San Siro dhe per momentin Interit nuk i eshte dashur te perballet me asnje oferte per te, por rreziku i madh vjen nga klauzola qe ka kroati ne kontraten e tij.”

“Kjo klauzole ka bllokuar skuadra qe mund te ofronin 25-30 milione euro nje sezon e gjysem me pare, por tashme nuk mund te bllokoje skuadra te medha te kontinentit Europian nese ato do te deshirojne Brozovic ne skuadren e tyre.”

“Conte e ka vleresuar rendimentin e tij, e di qe ai mund te rritet akoma me shume por ka folur me Marotten dhe Ausilion dhe ne nje forme, i ka dhene nje ultimatum te vogel: Brozovic duhet te blindohet per aq kohe sa eshte ne qender te skuadres.”

“Duhet zhdukur klauzola ne kontraten e tij sepse ai mund te largohet tek skuadra e pare qe vjen per te paguar 60 milione euro e nuk do te kete kohe as per te negociuar ne ate menyre.”

“Prandaj Interi po mendon rinovimin. Drejtuesit e kane marre alarmin e Contes dhe pritet te gjendet nje zgjidhje perpara fillimit te merkatos se dimrit.”

“Ne kete moment, nje lojtar si Marcelo Brozovic per 60 milione euro nuk e gjen askund me cmimet e cmendura ne merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.