Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet propozimi qe Zhang do i beje lojtareve per rrogat: “Ata do te vihen perpara zgjedhjes…”

Inter, zbulohet propozimi qe Zhang do i beje lojtareve per rrogat: “Ata do te vihen perpara zgjedhjes…”
Inter Club Staff

Nje dite pas fitores ndaj Sampdorias, ne shtepine Inter po shihet me kujdes edhe ajo qe do te ndodhe ne ditet ne vazhdim.

Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, qe diten e neserme Steven Zhang pritet te zhvilloje takimet individuale me skuadren dhe tranjrin per ceshtjen e rrogave.

Sipas te perditshmes, presidenti zikalter do i kerkoje te gjitheve qe te heqin dore me deshire nga pagesa e disa muajve rroge nga ky sezon, duke kerkuar mirekuptimin e te gjitheve per momentin dramatik qe po kalon futbolli boteror.

“Fakti qe Zhang vete personalisht do te merret me kete ceshtje eshte nje siguri me shume se lojtaret mund te sensibilzohen per situaten.”

“Ne dhomat e zhveshjes ka filluar te flitet qe tani per kete ceshtje. Dhe ne pritje qe te merren vesh edhe detajet, nuk ka asnje revolte ngana e lojtareve, por ndonje pakenaqesi edhe mund te ekzistoje.”

“Kjo edhe sepse lojtaret kane bere shume per kete sezon dhe e kane merituar cdo gje me djerse ne fushe.”

“Por me siguri nuk eshte ceshtje meritimi, por thjesht pandemia ka goditur keq dhe Interi po mundohet te kurseje me cdo menyre per te mos hasur probleme ne te ardhmen.”

“Gjithesesi, zbulohet se Interi do i vere atyre perpara pergjegjesise se zgjedhjes: do te jene te lire te refuzojne kete kerkese dhe do te paguhen rregullisht ose do bien dakord per veshtiresite qe klubi po kalon dhe do te pranojne qe te mos paguhen disa rroga.”

“Keto jane dy opsionet e para, sepse ka edhe nje te trete. Per kete do te gjendet nje marreveshje per te ndare ne disa keste rrogat ose me mire, per ti vonuar deri ne nje moment ku gjerat te behen me te thjeshta ekonomikisht.”

“Ideja e pare eshte qe te paguhen ne sezonet e ardhshme, kur koherat pritet qe te jene me te mira nga ana ekonomike.”

“E ne raste te tilla mund ti gjejme pafund neper Itali dhe Europe. Dicka te tille e ka bere Juventusi, qe ka spostuar 4 muaj rroga te lojtareve ne 2020 per ne 2021 dhe 2022 dhe lojtaret e Romes kane rene dakord te heqin dore nga 1 muaj rroge dhe te marrin me keste ne te ardhmen tre muaj te tjere.”

“Pra, eshte nje moment delikat kudo dhe Interi po shpreson shume qe perkatesia qe lojtaret mund te kene ndaj fanelles. Duhet ndihma e te gjitheve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.