Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

205 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interistat neper Kombetare – Lot dhe buzeqeshje, 1375 minuta per 10 zikalter: ja cfare ndodhi me ta gjate ketyre diteve!

Interistat neper Kombetare – Lot dhe buzeqeshje, 1375 minuta per 10 zikalter: ja cfare ndodhi me ta gjate ketyre diteve!
Inter Club Staff

Kane qene 10 lojtaret e Interit qe kane zbritur ne fushe per Kombetaret respektive gjate pushimit e fundjaves.

Ata ne total kane luajtur 1.375 minuta. Barella, Bastoni, Calhanoglu, Sanchez dhe Vidal i kane thene lamtumire endrres Boteror me eleminimin e Italise, Turqise dhe Kilit.

Nderkohe, formalitet per Argjentinen e Correas qe ishte kualifikuar tashme per ne Katar 2022. Miqesore nderkohe per Perisic, Skriniar, Dumfries dhe Dzeko.

Alessandro Bastoni ka luajtur 114 minuta ne total dhe Nicolo Barella ka luajtur 77 minuta ne total me Italine.

Ata te dy kane zbritur ne fushe edhe ne ndeshjen e humbur ndaj Maqedonise ne Palermo me rezultatin 0-1.

Nderkohe, Bastoni ka luajtur edhe ne miqesoren e fituar nga Italia me rezultatin 2-3 ndaj Turqise.

I njejti fat edhe per Hakan Calhanoglu, qe ka qene ne fushe per 167 minuta. Ai ka luajtur plotesisht ne ndeshjen e humbur 3-1 ndaj Portugalise.

Nderkohe, ne ndeshjen miqesore ndaj Italise ka luajtur per here te pare edhe si kapiten i kombetares se Turqise.

Joaquin Correa ka luajtur 65 minuta ne ndeshjen e pare te fituar nga Argjentina me rezultatin 3-0 ndaj Venezueles me ata te kualifikuar tashme ne Boteror.

Por ka edhe nga ata lojtare ne Ameriken Latine qe nuk jane kualifikuar dot: Alexis Sanchez ka luajtur dy ndeshje te plota dhe Artro Vidal ka luajtur 171 minuta.

Ata kane luajtur titullare ne dy humbjet e Kilit: 4-0 ndaj Brazilit dhe 2-0 ndaj Uruguayt.

Per sa i perket miqesoreve, Denzel Dumfries dhe Milan Skriniar kane luajtur minuta te plota ne keto ndeshje.

Hollandezi ka luajtur ne fitoren 4-2 ndaj DAnimarkes dhe ka kontribuar ne 1-1 kunder Gjermanise.

Nderkoeh, per Skriniar, nje humbje 2-0 ndaj Norvegjise dhe me pas nje fitore 2-0 ndaj Finlandes.

Ivan Perisic ka luajtur me Kroacine 73 minuta ndaj Sllovenise dhe me pas vetem nje pjese loje ne fitoren 2-1 me Bullgarine.

EDhe Edin Dzeko, i vetmi lojtar qe ka shenuar, ka luajtur 90 minuta ne humbjen me Gjeorgjine dhe eshte futur si zevendesues per 34 minuta me Luksemburgun edhe duke shenuar golin e fitores 1-0.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.