Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,468 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi i shtang te gjithe per Dybala pas Lugano-Inter: “Sulmi? E verteta eshte nje tjeter: une nuk dua…”

Inzaghi i shtang te gjithe per Dybala pas Lugano-Inter: “Sulmi? E verteta eshte nje tjeter: une nuk dua…”
Inter Club Staff

Pas takimit te luajtur ndaj Luganos dhe te fituar 4-1 nga djemte e tij, Simone Inzaghi ka folur per te gjitha mediat.

Keto kane qene fjalet e tij per Sport Italia:

Cfare ndjesish ke pas nje ndeshje te tille?

“Jane treguar te zotet. Kjo sepse kemi vetem kater dite qe punojme, por kemi organizuar nje ndeshje serioze.”

“Jam shume i lumtur per kete qe ka ndodhur dhe per kete qe kam pare ne fushe. Ne pergatitemi dite pas dite per te shkuar te 13 gushti.”

Duket se nje vit pushim nuk i ka bere asgje Lautaros dhe Lukakut.

“Po, Romelu eshte nje kampion dhe Lautaron e njohim mjaftueshem mire. Pastaj kemi pare edhe Joaquin Correa qe ka bere shume mire”.

“Edin Dzeko ka ardhur me heret gjithashtu. Por kemi pasur fatin te rikthejme Romelun ketu dhe jam shume i lumtur. Tani duhet te rritemi dhe permiresohemi”.

Moduli me Correan pas sulmuesve te pare do te perdoret edhe ne kampionat?

“Po, eshte nje zgjidhje. Sistemi yne eshte nje tjeter, por me sulmuesa te medhenj ne dispozicion, mund te bejme disa ndryshime here pas here”.

Pret nje tjeter sulmues? (Pyetje per Dybala…)

“Une jam shume i lumtur per sulmin qe kam. Vjet kemi qene sulmi me i mire dhe tani kemi futur edhe Lukakun mes tyre.”

“Te presim merkaton se cfare do te sjelle ne sektoret e tjere. E verteta eshte nje tjeter ama: une nuk dua te flas per merkaton, por ne prapavije kemi mungesa”.

Pra, tipi Bremer…

“Jam gjithmone ne kontakt me drejtuesit, ata bejne nje pune shume te madhe. Duhet te gjejme nje zevendes per Ranocchian qe te kompletojme mbrojtjen”.

Cfare personaliteti Asllani ne mesfushe.

“E kemi dashur, qe ditet e para ka treguar personalitet edhe pse eshte shume i ri. Perpara tij do te kete nje Brozovic por do te jete nje vlere per neve gjithe sezonit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.