Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

834 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi zbulon gjithcka: “Brozovic duhet te nxitoje. Mund t’tju them pa frike se Eriksen me mua…”

Inzaghi zbulon gjithcka: “Brozovic duhet te nxitoje. Mund t’tju them pa frike se Eriksen me mua…”
Inter Club Staff

Interviste e gjate sot nga ana e Simone Inzaghit per La Gazzetta dello Sport. Tekniku zikalter ka prekur disa argumenta te ndryshem.

“Eh, tani lexoj Inzaghi aty, Inzaghi atje. Por titulli i dimrit nuk shkon ne dhomen e trofeve. Po ecim mire, jemi te lumtur, por eshte vetem nje pikenisje.”

Njembedhjete pike te fituara mbi Milan dhe 14 mbi Napolin ne vetem shtate ndeshje. A na e tregon se si ja dolet?

“Shikoni, une kam qene shume i qete ne tetor, edhe kur ishim shume larg nga vendi i pare. Takoja tifoze verdalle neper Milani dhe me thonin se skuadra i pelqente, qe vinin me qef ne Meazza.”

“E per kete gje, komplimentat per nje teknik jane te rendesishme. Kjo gje me ka dhene nje shtyse me shume.”

“Perkundrazi, na ka shtyre fort mua dhe stafin. Por do te them dicka me shume: ne besonim qen e korrik, qe prej stervitjes se pare.”

“Tani eshte e lehte te thuash se jemi favorite, qe jemi keshtu e ashtu. Por une e dija qe ne fillim qe mund te kishim bere mire.”

Ok. Por fitorja me Napolin dicka ka sjelle. Por cfare ne vecanti?

“Nje bindje te madhe te aftesite tona. Ishte nje ndeshje ku duhet te fitonim dhe me pelqeu menyra si e fituam ate.”

“Ai ishte nje Inter qe ende po njihej. Por per ate qe shikoja une ne stervitje, edhe nese do te kishte perfunduar 3-3, do te kishte ndryshuar shume pak. Rruga ishte e shenuar per ne.”

Nese do zgjidhje, kush te frikeson me shume? Milan apo Napoli?

“Milan dhe Napoli jane dy skuadrat qe kane ndryshuar me pak ne krahasim me sezonin e shkuar. Napoli nuk ka shitur asnje lojtar te madh. Milani i ka zevendesuar mire.”

“Por ne garen Scudetto shoh edhe Atalanten por edhe Juventusin. Keta te fundit kane humbur pike, por jane prapa dhe asnjehere nuk eshte vone.”

“Po rikthehen, kane fituar gjashte nga tete ndeshjet e fundit. Juventusi eshte nje kundershtar per tu mbajtur ne vezhgim.”

Tani ju presin dy muaj shume impenjativ.

“Po, por ne fillim disa pushime. Kishim nevoje. Qe sot ne mengjes, pergatitesit i kane derguar nje program djemve qe te prezantohen sa me mire ne daten 30 (qesh).”

Nje mendim per Liverpool e ke nderkohe…

“Ne mendjen time ishte ne vendin e pare nga skuadrat qe duhej evituar bashke me City. Do te jete e veshtire, por edhe nje sfide e bukur per tu luajtur.”

“Keto skuadra kane dicka me shume. Te japin idene sikur ti mund te luash me ta, mund ti besh gol. Por nderkohe te ndeshkojne. Ne do te shkojme gati ne ate ndeshje.”

Ndeshja ne Madrid a ka dhene besim?

“Kemi pasur supermaci si ne ndeshjen e pare si ne ndeshjen e dyte. Por kunder skuadrave te medha shkon keshtu…”

Nuk ka nje lojtar te Interit qe nuk perserit frazen “Inzaghi te jep liri”. Cfare do te thote? Na e shpjegon dot kete detaj apo koncept?

“Ne futbollin e sotshem ka shume mbulim hapsirash. Dhe me liri ata duan te thone kete: une i le lojtaret te lire te vendosin dhe te zgjdhin momentin vete se kur duhet te mbulojne nje hapsire apo nje tjeter.”

“Sepse dhe nga pankina, sidomos tani qe eshte rikthyer publiku, eshte e veshtire te ndikosh te zgjedhjet e lojtareve.”

“Vendimet nderkohe jane gjithmone te lojtareve ne fushe, pavarsisht stervitjes dhe keshillave qe ata kane marre perpara.”

“Ndeshja eshte nje bashkim zgjedhjesh. Ne tre sekonda ata duhet te vendosin. Kush ben zgjedhjet me te mira, eshte skuadra me e forte, fiton edhe trofeun.”

Bastoni atje me Torinon e kishe vendosur ti…

“Une gjeta Buongiorno, nje mbrojtes, poshte pankines sime qe po markonte Vidal. E dinim qe mund te kishte ndodhur. Keshtu kemi studiuar kunderlevizjen.”

Prej 551 minutash Interi nuk peson gol. Duke u kthyer prapa ne kohe, i kishit pesuar disa gola dikur. Cfare ka ndryshuar?

“E kam kuptuar ne keto vite se pas nje humbje del me i forte. Keshtu ka ndodhur edhe me neve ndaj Lazios.”

“Kemi punuar fort per markimet parandaluese, qe ta mbajme skuadren te ngushte, ta mbajme ne gatishmeri… Kam gjetur gatishmeri te madhe.”

Kush eshte lojtari qe me shume ju ka habitur tek Interi?

“Nese do te them nje emer, them Ranocchia. Pa De Vrij, kunder Napolit dhe Shakhtar, ne dy ndeshje ku duhet te fitonim, ai me ka dhene siguri, duke luajtur si interist i vertete.”

“Por eshte nje diskutim qe i takon edhe te tjereve. Duke stervitur Gagliardinin e kam kuptuar pse ai ka gjetur aq shume hapsire me Spallettin ne fillim dhe me Conten me pas. Kur kthehem nga pankina, mund te zgjedh me syte mbyllur.”

Me Lukakun, Interi yt do te kishte luajtur njesoj? Si e kishe imagjinuar?

“Une e kam stervitur nje jave Romelun ne Appiano dhe ai eshte nje lojtar i madh. Nuk mendoja se do te largohej nga Interi.”

“Largimi nuk flitej fare, kishim parashikuar vetem shitjen e Hakimit dhe pike. Por cdo lojtar ka karakteristikat e tij.”

“Kur kemi kuptuar se Lukaku do te largohej, ne te njejten nate kam folurm e Maroten dhe Ausilion dhe i kam thene atyre emrin e Dzeko.”

“Me kane thene se “sapo ke hapur nje porte qe kemi lene te hapur, prej kohesh kemi dashur ta marrim ketu”. Dzeko eshte nje sulmues qe te ndihmon te luash mire. Por kemi shume lojtare kualitativ ne skuader.”

Tani hapet merkato. Cfare pret nga Interi?

“Duhet te mendojme me kujdes, duhet te mendojme se mund te rritemi akoma. Veren e kaluar objektivi i pare ishte siguria e klubit, tani duhet te kerkojme te shesim dicka.”

“Te gjitha skuadrat do te perforcohen. Prioriteti im eshte te mbaj te gjithe. Shohim me Satrianon, por kater sulmuesat e tjere dua ti mbaj te gjithe.”

“Pastaj duhet pare edhe duhet kuptuar se si mund te permiresohemi ne qender apo ne krah. Mbase duhet kuptuar nese ndonje lojtar pas ketyre 25 ndeshjesh a ndihet mire.”

Vecino dhe Sensi?

“Une mendoj per te gjithe. E rendesishme eshte qe ata qe qendrojne, te me japin ate qe me kane dhene deri tani.”

Sanchez eshte nje problem i zgjidhur?

“Ne muajin e fundit ka qene nje kenaqesi ta shohesh ne stervitje dhe ne loje. Me te kam folur. Nuk duhet vetem ta njihja, ai njihet nga te gjithe. Jam me fat qe kam keta kater sulmues, i dua ti mbaj fort te katert.”

Nandez te pelqen?

“Eshte nje lojtar interesant. Nje profil i rendesishem, mund te beje mire. Nuk dua te flas per emra, klubi po i sheh me kujdes. Nese do te jete rasti, me siguri do te behet dicka.”

Jashte merkatos. Si e ke bere per vete skuadren?

“Ne skuader kam lojtare fitues qe kane fituar edhe diku tjeter. Pastaj une kerkoj te flas shume me ta, me pelqen te krijoj relata me lojtaret e mi. Ne futbollin e sotshem eshte nje dicka qe duhet ta besh, motivimi ben difrencen.”

Na e tregon dot raportin qe kem e presidentin Zhang?

“Cdo jave degjohemi me mesazhe, eshte gjithmone shume i kujdesshem. Me kerkon nese ka ndonje problem e nese mund te ndihmoje me dicka.”

“Nuk eshte ketu fizikisht, por e ndjej shume afer familjes Inter, kemi nje raport shume te madh.”

Flasim pak per individet? Calhanoglu nuk eshte dukur kurre kaq i forte sa po duket me ju.

“Mendoj se eshte roli si mezzala qe po e nxjer ne pah per mire. Hakan ka kualitet. A eshte Luis Alberto i Interit? Them se po, kane shume gjera te perbashketa.”

“E per hir te vertetes, ne menyren e lojes sime, nje si Eriksen do te bente shume mire. Jam i bindur per kete.”

Nuk ju duket e cuditshme ta shihni Luis Alberton ne pankine?

“Le te themi se me mua ka qene pak aty… Por e kam te veshtire te flas per dicka qe se prek dot me dore…”

A ka ndonje ne Europe me te forte se Brozovic?

“Mbi te gjitha Brozo duhet te nxitoje me firmosjen e rinovimit. E ka thene edhe Barella, i pelqen Interi, ambienti, pastaj mendoj se tani eshte nje faze normale mendimi… Ne fushe eshte nje lojtar i jashtezakonshem, po luan prej vitesh ne nivele shume te larta.”

Perisic kur firmos?

“Eh, shpresojme shpejt. E dinim qe me te do te gjenim nje kampion por kam gjetur nje njeri te madh dhe me disponueshmeri te madhe. Ka bere me mua me kenaqesi edhe sulmuesin edhe lojtarin e krahut.”

A ke folur ndonjehere me Conten?

“Jo. Por kemi rene dakord ne shume gjera sa here jemi perballur. Me te eshte nje kenaqesi te flasesh per futboll. E vleresoj shume.”

Nga njeshi te dhjeta, sa besoj te Scudetto?

“Nuk them numra. Ky eshte nje kampionat i paparashikueshem. Jemi ne nje pike te mire, por ajo qe kemi bere deri me tani duhet te jete vetem nje stimul me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.