Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 2, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juve, dalin te tjera pergjime te Agnellit: “Kemi shume mut poshte kembeve qe nuk mund ta themi dot.”

Juve, dalin te tjera pergjime te Agnellit: “Kemi shume mut poshte kembeve qe nuk mund ta themi dot.”
Inter Club Staff

La Repubblica diten e sotme ka nxjere te tjera pergjime per sa i perket skandalit qe ka perfshire Juventusin.

Fjalet e para te nxjera ne pah, kane te bejne me Leonardo Bonuccin, i cili eshte pergjuar ne nje bisede me Fabio Paratici:

“Me fal Fabio, une kam besim te ti, por nese vjen nje tjeter pas teje?”, thote lojtari dhe kapiteni i Juventusit.

Me pas, Paratici i thote: “Leo, Juventusi eshte e kuotuar ne Burse, eshte e familjes Agnelli. Deshiron te ndodhe fund i botes per dy rroga te padeklaruara?”

Pas kesaj, Paratici flet me bashkepuntorin e tij Cherubini: “Duhet te jemi te hapur per cdo situate. Prioriteti duhet te jete te shesim ne skuadren e pare, por edhe te shesim lojtare te rinj”.

“Le te gjendemi gati, keshtu mund te zgjedhim dhe sdo jemi te detyruar te rrime ne kembe. Ne nje menyre do te bejme shah mat. Jam i bindur, jemi shume te zotet dhe teper te stervitur”.

I njejti Cherubini shperthen ne telefon: “Te betohem qe ka pasur nete qe riktehesha ne shtepi dhe me vinte per te vjelle vetem kur e mendoja”, thote ai ne nje pergjim tjeter.

“Nuk ka kriter ne bote mbi te cilin po shpenzojme parate” thote nderkohe CFO, Stefano Bertola, ne momentin e rinovimit te Chiellinit.

“Nuk eshte per tu habitur qe kemi kerkuar 700 milione euro aksionereve ne vetem dy vite. Nuk kemi nga ta mbajme”.

Nderkohe, Maurizio Arrivabene i thote: “Merru me llogarite qe duhet per te qendruar te qete. Bej ate qe duhe te besh.”

“Na duhet nje rritje prej 650 milionesh dhe jo 400… Kjo per tu shendoshur prape pas asaj qe kemi bere”.

Gjithmone sipas Bertola, Juventusi ka kaluar cdo limit dhe ka kaluar ne “over spending” (ka shpenzuar me shume nga sa ka pasur fuqi ta beje).

Nderkohe, ka edhe pergjime te tjera qe kane te bejne direkt me Andrea Agnellin, ish-Presidentin e Juventusit qe sapo ka hequr dore.

“Nuk eshte vetem pandemia dhe kete e dime mire. Nga ana tjeter kemi mbushur makinen me amortizime dhe me mut…”

“I gjithe ky mut qe kemi poshte kembeve nuk mund te thuhet dot”.

Edhe per kete, sipas prokuroreve, “rritja e kostove (ne vecanti e blerejve dhe e rrogave te lojtareve te blere) nuk ka qene rastesore, por nje zgjedhje precize dhe e kerkuar nga vete klubi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.