Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 4, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus-INTER, Inzaghi permbys gjithcka: “Plot 8 ndryshime nga minuta e pare? Ja formacioni”.

Juventus-INTER, Inzaghi permbys gjithcka: “Plot 8 ndryshime nga minuta e pare? Ja formacioni”.
Inter Club Staff

Rikthehet Kupa e Italise dhe Inter do te zbrese ne Torino per te luajtur gjysmefinalen e pare kunder Juventusit.

Dy skuadrat do te gjenden perballe pas pak me shume se dy javesh ku Juventusi fitoi ne San Siro me nje gol te vetem.

Nderkohe sot Inter do te tentoje qe te tregoje nje fytyre komplet tjeter dhe zikalterit kete sezon e kane treguar se ne Kupa jane nje skuader tjeter.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUS – Skuadra e Allegrit do te hedhe ne fushe nga minuta e pare disa elemente si Gatti, Rabiot, Di Maria dhe Vlahovic.

Nderkohe, ne porte pritet Perin. Chiesa eshte i grumbulluar, por do e nise nga pankina me Milik dhe me Kean.

Jashte do te jete Bonucci, Pogba dhe Kaio Jorge ndersa ne dyshim eshte Alex Sandro por qe ne cdo rast nuk do te jete titullar.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi do te kerkoje qe skuadra te beje nje ndeshje te mire dhe te reagoje.

Jane plot tre humbje radhazi ne Serie A dhe Kupa e Italise duket si nje bilete per vazhdimin me tej ne pankinen e Interit per tranjerin.

Ai po mendon qe te beje nje turn-over vertete te madh diten e sotme ne krahasim me Fiorentinen dhe mund te kemi plot 8 ndryshime nga minuta e pare.

Ne porte pritet Handanovic ndersa D’Ambrosio gjithashtu mund te marre nje fanelle titullari nga minuta e pare.

Me pas, De Vrij ka shanse konkrete gjithashtu me Bastonin. Bellanova nga minuta e pare? Po, ai mund te luaje bashke me Asllanin qe eshte favorit ndaj Brozovic.

Dimarco pritet te marre vendin e Gosens. Nderkohe, perpara Lautaro bashke me Dzekon qe ka parakaluar edhe Lukakun.

FORMACIONET E MUNDSHME: 

JUVENTUS (3-5-2): Perin; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic.

NE PANKINE: Szczesny, Pinsoglio, Rugani, De Sciglio, Paredes, Barrenechea, Miretti, Iling-Junior, Soulé, Chiesa, Milik, Kean.

TRANJER: Allegri.

TE SKUALIFIKUAR: asnje.

TE PADISPONUESHEM: Bonucci, Kaio Jorge, Pogba, Alex Sandro.

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Bellanova, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.

NE PANKINE: Onana, Cordaz, Acerbi, Darmian, Dumfries, Gosens, Zanotti, Brozovic, Gagliardini, Carboni, Correa, Lukaku.

Preview Juve-Inter - Riscatto in coppa con Asllani e Bellanova? E torna Handanovic

TRANJER: Inzaghi.

TE SKUALIFIKUAR: asnje.

TE PADISPONUESHEM: Calhanoglu, Skriniar.

ARBITRO: Massa.

Assistenti: Costanzo e Passeri.

Quarto uomo: Guida.

Var: Di Paolo (Dionisi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.