Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

145 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus-Inter, Tuttosport zbulon: “Ja kur rikthehen lojtaret e kombetareve ne Itali. I fundit qe vjen eshte…”

Juventus-Inter, Tuttosport zbulon: “Ja kur rikthehen lojtaret e kombetareve ne Itali. I fundit qe vjen eshte…”
Inter Club Staff

Nje nga faktoret qe mund te peshoje shume ne derbin e Italise lidhet ne menyre direkte edhe me kthimin e lojtareve nga kombetaret. 

Tuttosport sot zbulon se si eshte situata ne shtepine e Juventusit dhe ne shtepine e Interit per sa i perket rikthimeve dhe kohes kur ata do te vine ne Itali.

Per sa i perket Juventusit, ata kane 12 elemente neper bote te grumbulluar me komebtaret e tyre respektive.

Direkt per ta do te kthehet Cuadrado, i skualifikuar per ndeshjen e radhes. Nderkohe, te grumbulluar kane mbetur lojtaret e Italise.

Neser ne fushe do te jete Szczesny kunder Suedise dhe tre lojtare te tjere do te luajne nga nje miqesore: Rabiot, De Ligt e Morata.

Per te gjithe keta, stervitja e pare e mundshme eshte vetem diten e enjte. Nderkohe, Danilo dhe Arthur do te luajne ne oret e para te mengjesit te se enjtes dhe ne Torino do te jene jo me pare se te premten ne mengjes.

Situata tek Inter nderkohe eshte kjo: te merkuren do te jene ne Milano Barella, Bastoni, Calhanoglu, Dzeko, Dumfries, Skriniar dhe Perisic.

Nderkohe, diten e enjte pritet te vine ne Milano Vecino, Alexis Sanchez, Arturo Vidal dhe Joaquin Correa nga Amerika Latine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.