La Repubblica provokon hapur: “Marotta mund te rikthehet te Juventusi: do merte si drejtor sportiv edhe…”
Ne shtepine e Napolit po reflektohet shume per te ardhmen e Rino Gattusos, por edhe per te ardhmen e Giuntolit.
Por diten e sotme, La Repubblica, ka provokuar hapur per nje te ardhme te Beppe Marottes te ish-skuadra e tij, Juventusi.
“Ne kete moment qe po flasim, Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit po punon qe te sjelle Sarrin te Napoli perseri.”
“Por ka edhe nje prapaskene tjeter: Beppe Marotta mund te transferohet tek Juventusi dhe ai mund te marre dike me vete.”
“Pikerisht drejtorin sportiv te Napolit. Do te ishte bomba e vertete e Serie A qe do te trazonte perfundimisht ujrat.”
“Nje rikthim i tij tek Juventusi mund te duket i pamundur ne kete moment, por ne futboll kurre mos thuaj kurre.”
“Duhen pyetur drejtuesit e Juventusit se sa jane penduar per largimin e tij dhe prandaj nuk eshte edhe kaq per te mos u llogaritur nje rikthim i tij. Ai bashke me Giuntolin do te ishin nje dyshe e frikshme”, e mbyll shkrimin La Reppublica.
Gjithesesi, pertej deshires se gazetes se perditshme italiane, nje largim i Marottes nga Interi, per me shume te Juventusi, eshte totalisht i pamundur. 0 mundesi.