Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,136 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro Martinez, komentet e tifozeve shqetesojne po klubin! Ata e kane krahasuar argjentinasin me…

Lautaro Martinez, komentet e tifozeve shqetesojne po klubin! Ata e kane krahasuar argjentinasin me…
Inter Club Staff

Lautaro Martinez eshte nje nga lojtaret qe shkelqeu me shume ne miqesoret e Interit kete vere. 

Por ai u zevendesua pas 69 minutash ne ndeshjen e pare ndaj Sassuolos pa gjuajtur asnjehere ne porten e tyre dhe ka ndenjur ne pankine ndaj Torinos per 91 minuta e me pas u fut nga Spalletti vetem ne dy minutat e fundit.

Natyrisht nuk eshte ai fillim kampionati qe te gjithe mendonin dhe enderronin per Lautaro Martinez pas miqesoreve te veres.

Sulmuesi argjentinas, pas nje prekampionati shime te mire, eshte perplasur menjehere me veshtiresite e para te futbollit italian dhe nuk ka treguar dot ende cilesite e tij te medha.

Ka shqetesim tek Interi? Per vlerat e Lautaros aspak.

Por ka dicka tejter qe shqeteson shume klubin: komentet e tifozeve per te ne rrjetet sociale. Nuk kane munguar kritikat per djaloshin pas ndeshjes ndaj Sassuolos dhe ka pasur edhe nga ata qe e kane quajtur “Gabigoli i ri” dhe kjo gje nuk i ka lene nje shije te mire Interit qe deshiron te mbroje me cdo kusht Lautaron nga keto kritika apo krahasime te kota.

Spalletti nuk ka humbur aspak besim tek ai dhe kete gje e ka treguar sot Gazzetta dello Sport gjithashtu:

“Lautaro direkt rezerve? Cne? Apo jo, nuk eshte rezerve. Gjithesesi ai do te luaje nje numer te madh ndeshjesh kete vit dhe natyrisht qe do i duhen disa ndeshje per tu pershtatur. “

“Por dy ndeshjet e para te Toros ne Serie A nuk i kane dhuruar atij nje ulje te bute por nje perplasje te vertete sepse kampionati italian eshte nder me te veshtiret ne bote.”

“Tani Martinez e ndjen qe duhet te japi dicka me shume per te fituar nje vend titullari, por tekniku nuk e ka humbur aspak besimin tek ai.”

“Lojtari sapo ka mbushur 21 vjec dhe talent ka me tonelta. Ka pak dite qe eshte prezantuar me Italine dhe te gjithe kane kohe per ta pritur. Por nuk shqeteson kjo per momentin.”

“Shqeteson fakti qe disa tifoze duhet te jene me te matur me te. Nuk po flasim per nje lojtar me eksperience por nje lojtar shume te ri qe ky lloj presioni e keto lloj krahasimesh mund ti bejne vetem keq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.