Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro zbulon: “Doja te largohesha me vrap nga Interi vetem pas tre muajsh: ja cfare ndodhi. Me ndihmoi…”

Lautaro zbulon: “Doja te largohesha me vrap nga Interi vetem pas tre muajsh: ja cfare ndodhi. Me ndihmoi…”
Inter Club Staff

Kampion i Italise me Interin si protagonist, ne keto dite Lautaro Martinez po i dedikohet me trup dhe me shpirt kualifikimit te Argjentines ne Katar 2022 dhe Kupes se Amerikes.

“Une e di qe per nje muaj e gjysem, nese gjerat do te shkojne mire per Kombetaren, nuk do ta takoj dot vajzen time.”

“Do te me marre malli, kjo gje ne fillim me ka trishtuar, por une do te perfaqeson vendin tim dhe per kete jam krenar.”

“Per nje vit e gjysem nuk kam shkuar dot ne Bahia Blanca qe eshte vendi im dhe tani mund te shkoj e kjo gje me lumturon.”

“Aty marr fryme, energji, takoj miq, familje, shoke. I them Agustines se sapo te mundem do te shkojme atje, eshte vendi im ne bote.”

Sulmuesi nderkohe kujton momentin kur ka lindur vajza: “Ate nate nuk kam fjetur aspak… Vajza qendroi ne inkubator dhe une duhet te shkoja te stervitesha sepse nje dite me pas do te luanim gjysmefinalen e Kupes se Italise me Juventusin.”

“Imagjino, lindi vajza ime… Kam perfunduar stervitjen dhe menjehere jam kthyer ne shtepi sepse pranonin vetem nje person ne spital dhe brenda ishte mamaja e Agustines.”

“Kam kaluar naten e saj te pare, larg saj. Do e kisha perqafuar, por ishte ne oksigjen. Ka qene nje ndjesi e keqe.”

Me siguri ai moment ka ndryshuar dhe jeten e Lautaros: “E gjithe jeta ime ka ndryshuar. Ka ndryshuar menyra se si shoh dhe i jetoj gjerat, jo vetem ne shtepi.”

“Me ka rritur. Mendoj cdo gje nga dy tre here dhe jam me i qete. Edhe ne fushe: me perpara humbisja ndeshje sepse merja kartona kot per protesta. Nina me jep qetesi.”

“Profesori i Interit me ka thene se tani jam ndryshe, me shume i perfshire ne skuader, me shume lider. Mendoj se jam rritur shume.”

Lautaro e kthen kohen tre vite me pare, kur u ble nga Interi: “Kur erdhi Interi, drejtori sportiv erdhi te me takonte ne Buenos Aires.”

“Ne ato bisedime, kam kerkuar nese bluza me numrin 10 ishte e lire. Me ka thene: mire, mire, shohim”.

“Kur kam shkuar ne Milano per te firmosur kontraten, me kane kerkuar perseri dhe une kam insistuar se doja numrin 10.”

“Me kane thene: ‘Shiko, 10 ka qene ne shpinen e Ronaldos, Baggios, Sneijder, ate dhe kete…”.

“Une i kam thene atyre se e dija shume mire por qe me pelqente sfida . “E dashuroj”. E kam firmosur kontraten dhe kam bere foton me numrin 10.”

Sezoni i pare me Interin nuk ka qene i thjeshte. “Me ka kushtuar shume, me ka shkundur mire. Kam kaluar nga Racing ku shenoja gola, njerezit kendonin emrin tim ne nje shtet te ri, klub te ri, gjuhe te re, jo titullar.”

“E dija qe nese nuk do te isha larguar, asgje nuk do ishte kaq e veshtire. Por e dija se edhe adaptimi do te ishte i veshtire.”

“Pas tre muajsh i kisha thene njerezve te afert se doja te largohesha, nuk doja t’ja dija me per asgje.”

“Askush nuk mund te duronte. Ndonjehere merja makinen dhe beja xhiro vetem. Isha i cmendur, nuk mendoja per asgje.”

“Pastaj ka ardhur ndryshimi, Mauro Icardi me ka dhene nje dore gjigande ne ate moment dhe do e falenderoj gjithmone.”

“Jam shume i lumtur qe ne vitin tim te pare ai me ka sherbyer si nje dore e ngrohte per te me ngjitur lart.”

“Qe ne sezonin e dyte fillova te luaja me shume dhe gjerat ndryshuan shume. Ne kete vit pastaj akoma edhe me shume.”

“Jam kthyer ne Argjentine totalisht i lumtur dhe i kenaqur. Kam luajtur 38 ndeshje nga 38 ne Serie A, 6 ne Champions, 4 nga 4 ne Kupen e Italise.”

“Kemi fituar Kampionatin. Eshte titulli im i pare si profesionist. Titulli ka ardhur tre muaj pasi Nina lindi. Ka nje shije tjeter kjo fitore.”

Dhe tani flet italisht edhe ne dhomat e zhveshjes…

“Po, flas shpesh. Me pelqen. Kur e degjoj, flas. Kam folur per here te pare para ndeshjes me Milanin kur fituam 3-0.”

“Kam bere nje fjalim perpara skuadres, gjera qe me dolen ne ate moment nga zemra.”

“Ndonjehere kthehem ne shtepi dhe flas italisht me Agustinen duke qene se kete gjuhe flas cdo dite me skuadren.”

“Ajo qesh. Ose bej ndonje videothirrje me mamane dhe i flas italisht. Ajo qesh e me thote: cfare dreqin me the”‘.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.