Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Liverpool, Klopp me fjale fantastike per Interin: “Cfare t’ju them? Per mua Interi eshte nje skuader…”

Liverpool, Klopp me fjale fantastike per Interin: “Cfare t’ju them? Per mua Interi eshte nje skuader…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, Jurgen Klopp, menaxheri i Liverpool, ka dale perpara mediave per tu pergjigjur per perballe gazetareve per ndeshjen e sotme.

Perballe do te jete Interi dhe Liverpool i tij do te tentoje qe te beje gjithcka per te kaluar turin. Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij ne shqip:

Si eshte Henderson?

“Eshte mire. Ka marre nje goditje ne gju, por sot ka qene dita e dyte qe eshte rekuperuar dhe eshte gati per te luajtur. Asnje problem.”

Cfare kundershtari eshte Inter?

“Cfare t’ju them? Per mua Interi eshte nje skuader top, top, top. Kane nje tranjer shume te forte mbi te gjitha.”

“Me siguri skuadra me e mire ne Itali ne kete sezon. Jane shume mire te organizuar dhe kane kreativitet te larte ne fushen e lojes dhe individualitete te medha.”

“Duhet te bejme nje ndeshje te madhe ne fushen e lojes nese duam te kemi shanse per te kaluar turnin.”

Rregulli i ri per golat ne trasferte. Si te duket?

“Shkojme ne Milano per te bere rezultat, nuk e dime nese do te bejme nje rezultat te mire tani apo te e kthimit.”

“Si tifoz, me pelqente rregulli i golit ne transferte, nuk e di pse UEFA e ka hequr kete rregull. Por besoj se nuk do te kete nje impakt te madh ne boten ku ne luajme.”

Skuadra eshte e kompletuar?

“Eshte nje situate e mire per neve. Do te kemi nevoje per kembe te freskta gjate lojes. Por shume e rendesishme edhe per faktin se do te kemi pese zevendesime.”

“Jane ata qe te japin nje shtyse me te madhe ne fushen e lojes.”

Cfare formacioni titullar do te shohim?

“Nuk mund te zgjedh te njejten skuader sepse kemi fituar ndeshjen e fundit. Eshte dicka qe duhet te mesojme bashke.”

Rekuperimet e Mane dhe Salah?

“Te dy jane nje force e natyres, nuk jam i surprizuar.”

Gjashte fitore ne gjashte ndeshje ne grup.

“Ka qene dicka e bukur qe kemi fituar cdo ndeshje ne grup. Historikisht nuk te jep shume avantazh, as nuk na ndihmon tani.”

“Dy heret qe kemi arritur ne finale kemi bere nje grup mesatar.”

Avantazhi qe do te luani ndeshjen e kthimit ne Anfield.

“Shume mire, por nuk eshte decizive. Nuk duam te vendosim shume besim te Anfield. Ne rregull qe do te kemi nevoje, por do te ishte shume mire qe te mos e kemi mendjen te kjo.”

Mungesa e Barella?

“Per ne nuk eshte keq. Eshte nje lojtar shume i zoti dhe eshte nje lojtar qe ka gjithcka cfare nje tranjer deshiron nga nje mesfushor.”

“Por zevendesi mund te jete Vidal qe per eksperiencen qe ka eshte nje zevendesim i madh. Nuk e di nese ky do te jete nje avantazh per neve.”

Ke lojtar ke me shume frike nga Interi?

“Ivan Perisic. E kam pasur ne Gjermani. Nuk mbaj mend heren e fundit qe kemi folur, por eshte nje lojtar i madh.”

“Pastaj edhe Edin Dzeko. Gjeja e rendesishme eshte qe do te luajme neve dhe niveli qe do te veme ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.