Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Luca Toni nuk ka asnje dyshim: “Ja kush eshte skuadra qe ka sulmin me te mire: e pabesueshme qe…”

Luca Toni nuk ka asnje dyshim: “Ja kush eshte skuadra qe ka sulmin me te mire: e pabesueshme qe…”
Inter Club Staff

Ka qene nje dite e mbushur me komente te ndryshme nga ish-lojtare dhe tranjer dita e sotme ne Itali.

Njeri prej atyre qe ka folur per mediat ka qene edhe ish-sulmuesi i njohur, Luca Toni, i cili eshte ndalur edhe tek Interi dhe Serie A.

“Ka shume skuadra qe luftojne kete vit. Per mua disa lojtare me te vertete te rendesishem luajne ne Serie A.”

“Eshte Osimhen, por edhe Abraham. Te dy ata duhet te rriten pak perpara porte, te behen me te ftohte, por jane te talentuar.”

“Vlahovic eshte nje sulmues i madh, e ka treguar kete gje vitin e kaluar. Jo me kot ka dale sulmuesi me i mire.”

“Kampionati? Do te jete nje kampionat i bukur. Ka disa skuadra te nje niveli shume te larte. Koha do e tregoje me mire kete.”

“Por une shoh Interin qe ka nje sulm te pabesueshem. Ka sulmin me te forte ne Serie A: Dzeko e ka nisur shume lart, Lautaro mund te beje nje sezon te madh, Correa, Sanchez…”

“Nuk e di, por jane te frikshem. Per mua Inter ka nje sulm qe nuk e ka asnje skuader ne te gjithe Serie A.”

Ndonje defekt te Dzeko dhe ndonje aftesi te tij?

“Eshte nje sulmues i madh sepse pervec golave luan shume mire per skuadren, e lidh mire lojen. Defekti me i madh eshte qe gabon perpara porte shpesh.”

Kush e ka repartin me te forte ne Serie A?

“Sipas meje Interi me Dzeko dhe Lautaron kane sulmin me te forte. Edhe Napoli eshte i frote, por Interi eshte dicka tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.