Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Lazio-Inter – E pabesueshme cfare ka ndodhur: vetem tre lojtare ne fushe me noten…

NOTAT e Lazio-Inter – E pabesueshme cfare ka ndodhur: vetem tre lojtare ne fushe me noten…
Inter Club Staff

Inter nuk ka arritur te dale dot nga ndeshja me Lazion me pike sot dhe e gjitha kjo ka lene nje shije mjaft te hidhur edhe per ate qe ndodhi ne fushen e lojes.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve, ku bien ne sy nota te larta per shume zikalter edhe pse ndeshja perfundoi 3-1 per Lazion.

Keto jane notat:

HANDANOVIC 6 – Dukej nje nate e qete, por me pas gjithcka merr nje rruge te gabuar dhe ai nxjer tre here topin nga rrjeta.

Duket si e pabesueshme, por Interi kishte shume kohe qe nuk e pesonte me kaq shume episode ne nje ndeshje te vetme. Handa beri aq sa mundi sot.

SKRINIAR 6 – Nje nate impenjative, ku atij i takon te zgjase kemben shume here. Gabon pak ose asgje.

Ne finale e djeg Milinkovic-Savic duke shenuar golin e 3-1, por ai ishte nje problem i pergjithshem i skuadres qe u rreshtua keq.

DE VRIJ 6 – Ashtu si zakonisht vershellehet fuqishem nga tifozet e Lazios, por nuk i ndjen aspak ato.

Eshte ne vendin e duhur pothuajse gjithmone dhe nuk e humbet aspak kontrollin e lojes edhe pse kishte shume trafik nga anet e tij.

BASTONI 6 – Felipe Anderson ka nje hap tjeter ne krahasim me te apo mbrojtesat e tjere ne zonen e Interit.

Gjithesesi, Bastoni kurre nuk e humbet nga syte dhe shume shpejt ndihmon skuadren ne ndertimin e lojes. Shume i pafat te rasti i penalltise se Lazios.

NGA MINUTA E 67 DENZEL DUMFRIES ME NOTEN 5,5 – E nis mire, duke u gjendur ne pozicionin e duhur. Por pas 2-1 e lejon veten te perfshihet nga nervat.

DARMIAN 6 – Dukshem nuk eshte i shpejte apo elegant, por taktikisht eshte nje lojtar i cmuar per Interin.

Nuk mund ti lejoje vetes qe te heqe spinen ne asnje moment sot. Por si per te dhe per shoket e tij, ishte nje nate shume pafat qe shkoi pertej paraqitjes individuale.

BARELLA 6,5 – Nje motor qe nuk di te ndalet. Nga aty niset cdo aksion i Interit, duke llogaritur edhe ate qe sjell penalltine per Interin.

NGA MINUTA E 86 HAKAN CALHANOGLU – Pa vote.

BROZOVIC 7 – Menyra se si ai e nderron lojen per Darmian apo Dimarco jane me te vertete dicka fantastike.

Ai vetem vrapon, pason, nderton. Ben gjithcka mire ne fushen e lojes. Nje nga lojtaret e fundit qe u dorezua.

GAGLIARDINI 6 – I therritur ne detyre ne nje moment te veshtire ndaj nje skuadre te rendesishme. Pavarsisht disa gabimeve, luan mire.

Vrapon shume dhe ndihmon skuadren. Kur duhet, zgjat edhe kemben. Nuk ka ndonje teknike te madhe, por ka shume deshire per te bere mire.

NGA MINUTA E 67 VECINO ME NOTEN 5,5 – Duhet te jepte freski dhe rrezikshmeri perpara por me shume sjell konfuzion.

DIMARCO 6,5 – Kunder Felipe Anderson per te dhe Bastoni kishte shume dhimbje sepse braziliani ishte ne naten e tij me te mire dhe me shpejtesine nuk ka rivale.

Ne fazen e ndertimit nderkohe ben shume mire dhe e ve ne veshtiresi Lazion e Sarrit. Praktikisht luajti si sulmues krahu dhe beri mire.

PERISIC 6,5 – Rikthehet te luaje si sulmues ne nje rol qe nuk eshte se e ka shume qef. E nis shume mire me nje assist per Dzeko qe nuk u shfrytezua.

Pastaj shenon me penallti dhe per pak sa nuk shenon nje dopiete te shkelqyer por Reina pret nje predhe te vertete. Bie ne pjesen e dyte.

NGA MINUTA E 67 CORREA ME NOTEN 5,5 – Futet ne qendren e majte por asnjehere nuk u tregua deciziv ne fushen e lojes.

Me pas nervozohet shume kunder ish shtepise se tij deri para pak muaj me pare dhe perfshihet ne nje zenke me ish-shoket e tij.

DZEKO 6 – Punon shume per skuadren dhe nuk dorezohet por sot ishte me pak i rrezikshem se heret e tjera.

I afte ne fazen e ndertimit, si sponde dhe per te mbrojtur topin. Nuk arrin nderkohe te perfitoje nga pasigurite e prapavijes laziale.

NGA MINUTA E 75 LAUTARO MARTINEZ ME NOTEN 5,5 – Goli i dyte i Lazios lind nga mungesa e sportivitetit por edhe menyra si ai e vazhdoi ate aksion ishte per tu censuruar. Shume keq sot.

TRANJERI INZAGHI 6 – Humbja e pre ne Serie A, pikerisht ajo qe priste me pak. Per 70 minuta skuadra e tij ishte zot i fushes, arrinte te diktonte kohet e lojes dhe rrezikon pothuajse asgje.

Pastaj ai episod i penalltise dergon ne tilt nga ana mentale skuadren. Rezultat qe nuk shpjegohet dot fare. Kesaj radhe zevendesimet nuk i japin asgje.

LAZIO: Reina 6, Marusic 5,5, Luiz Felipe 6, Patric 6, Hysaj 5,5 (dal 66′ Lazzari 6,5), Milinkovic-Savic 6,5, Leiva 6 (dall’85’ Cataldi sv), Basic 5,5 (dal 66′ Luis Alberto 6), Felipe Anderson 6,5 (dall’85’ Akpa-Akpro sv), Immobile 6,5, Pedro 6 (dal 75′ Zaccagni 6). All. Sarri 6,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.