Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

273 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mexes zbulon zhgenjimin me te madh: “Kam qene shume i pafat te kisha Interin perballe kur…”

Mexes zbulon zhgenjimin me te madh: “Kam qene shume i pafat te kisha Interin perballe kur…”
Inter Club Staff

Philippe Mexes, ish-mbrojtes i Romes dhe i Milanit, ka folur per mikrofonat e Radio Marte per Luciano Spallettin dhe jo vetem.

Ai ka qene tranjeri i tij ne koherat e Romes dhe normalisht ne kete interviste nuk kane munguar fjalet vleresuese.

“Une i detyrohem shume Spallettit. Nuk e di cfare ndodhi kur u rikthye te Roma, sepse nuk eshte asnjehere e thjeshte te besh cdo gje si me pare.”

“Por me sa di une, ka pasur probleme edhe me Tottin. Kur ka ardhur ne fillim ka pasur nje efekt te pabesueshem te te gjithe neve.”

“Ne nuk donim thjeshte te fitonim, por donim qe publiku te kenaqej dhe te luanim nje futboll teper te bukur per syte.”

“Askush nuk priste asgje nga ai por me nje skuader me Perotta, Tonetti, Casetti dhe De Rossi, Roma ne ate kohe luftonte per Scudetton.”

“Por zhgenjimi i madh ishte se une kam qene shume i pafat te Roma sepse ne ate kohe kisha Interin perballe kur ata nuk ndaleshin perpara asgjeje.”

“Interi kishte dy skuadra nderkohe neve jo. Ishim nje skuader, edhe pse luanim sa per dy. Ne ato vite na qelloi fati i keq qe Interi qe ne kishim perballe fitoi cdo gje qe mund te fitonte e nderkohe objektivi reali i Romes ishte te luftonte per nje vend ne Champions.”

“Gjithesesi kemi fituar nje Superkupe Italie dhe nje Kupe Italie por ishte shume e bukur gjithesesi. Nuk ishin si nje kampionat, por ishte shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.