Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

445 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mihajlovic, cfare fjalesh: “E mbani mend kur thonit te gjithe se Interi nuk fiton dot? Sot pse nuk…”

Mihajlovic, cfare fjalesh: “E mbani mend kur thonit te gjithe se Interi nuk fiton dot? Sot pse nuk…”
Inter Club Staff

“A mund te stervitet mentaliteti fitues? Apo duhen lojtare fitues? Per Sinisa Mihajlovic, duhen te dyja keto komponente.”

Keshtu shkruan FcInterNews.it diten e sotme, e cila ndalet te tregoje ate qe Sinisa Mihajlovic ka thene diten e djeshme kur eshte ndalur gjate edhe tek Interi.

Keto kane qene fjalet e teknikut te Bolognes, qe ka treguar se si Interi eshte sulmuar ne fillim dhe tani jane shume te pakte ata qe i qendrojne fjaleve te fillimit.

“Kur une isha tek Interi, perpara se te vinte Mancini, thuhej gjithmone se Interi kishte nje skuader te madhe por nuk kishte fituar asgje.”

“Pastaj, me ardhjen e Mancinit, Mihajlovic dhe te tjereve, ka ndodhur nje ndryshim thelbesor ne shume gjera.”

“Ketu nuk po flasim per lojtare vetem, por po flasim per sjelljen e nje grupi, po flasim per mentalitetin me shume.”

“Behet fjale per nje proces te gjate. Nuk mund te jemi te zotet fizikisht, nga ana karakteriale, teknikisht pa qene me pare mire nga ana mentale.”

“Por te mos shkojme larg: e mbani mend kur thonit te gjithe se Interi nuk fiton dot kete sezon? Sot pse nuk po flet me njeri? Sepse Interi duket qe eshte rritur ndjeshem nga ana mentale. Duket qarte.”

“Prandaj, duhet pune, por duhet edhe kohe dhe durim. Keto dy te fundit jane shume te rendesishme ne futboll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.