Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

522 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport i befason te gjithe: “Ja TOP 11 e Interit dhe Milanit: dominim total i zikalterve, plot…”

Sky Sport i befason te gjithe: “Ja TOP 11 e Interit dhe Milanit: dominim total i zikalterve, plot…”
Inter Club Staff

Tashme derbi i Milanos nuk eshte me as jave larg, as dite, por vetem disa minuta: gjithcka fillon ne 15:00 ne Meazza.

Pak me pare jane zbuluar edhe formacionet perkatese te skuadrave respektive, ku Conte ka konfirmuar gjithcka.

Nga minuta e pare per skuadren e Interit do te luaje ashtu si ishte parashikuar Christian Eriksen dhe Ivan Perisic nga minuta e pare.

Nderkohe, per Milanin gjithashtu eshte konfirmuar skuadra me e mire e mundshme, por me mungese ne vetme te Benacer.

Gjithesesi, Sky Sport ka dashur te ndalet edhe te nje teme tjeter, duke zgjedhur keshtu TOP 11 (formacionin me te mire me nje miks lojtaresh nga te dy skuadrat).

Edhe pse zgjedhja e Sky ka bere eshte pak e cuditshme, duke qene se ata kane lene jashte lojtare si Brozovic apo Eriksen.

Por le te kthehemi te formacioni i zgjedhur nga Sky, i cili ne leter te pakten duket i dominuar totalisht nga Interi me rezultatin 7-4.

Keshtu, eshte zgjedhur ne porte Donnaruma (Milan) perpara Handanovic. Nderkohe, reparti i mbrojtjes i takon i gjithi Interit, me Skriniar, De Vrij dhe Bastoni, duke mos i llogaritur fare mbrojtesat e Milanit.

Ne mesfushe, nga krahu i djathte eshte zgjedhur Hakimi prane Barella, ndersa me pas titullaret e tjere jane nga Milani: Kessie, Calhanoglu dhe Theo Hernandez ne te majte. Ajo qe habit ketu se nuk eshte perzgjedhur as Eriksen dhe as Brozovic, por mbase disa zgjedhje jane bere per te mos e kthyer formacionin te gjithe zikalter duke qene se edhe ne sulm Lautaro dhe Lukaku sipas Sky Sport, jane me te mire se sulmuesit e Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.