Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo habit me shkrimin e saj: “Marotta ka genjyer per klauzolen e Lautaros: ja si qendron e verteta.”

Mundo Deportivo habit me shkrimin e saj: “Marotta ka genjyer per klauzolen e Lautaros: ja si qendron e verteta.”
Inter Club Staff

Merr nje ngjyre ndryshe dhe i shtohen shume pikepyetje ceshtjes se klauzoles qe ka Lautaro Martinez.

Ajo eshte nje klauzole qe mban shifren 111 milione euro dhe sipas administratorit te deleguar te Interit, Beppe Marotta, eshte e vlefshme vetem nga data 1 korrik deri ne daten 7 korrik.

Nje verrsion ky, ai i Marottes, qe sipas El Mundo Deportivo eshte totalisht e pavertete. Sipas tyre, Marotta ka genjyer ne intervisten e tij.

Sipas te perditshmes katalanase, ata citojne burime nga brenda Barcelones dhe burime nga afer agjentit te lojtarit dhe sigurojne se kjo klauzole eshte e vlefshme deri ne daten 15 korrik.

Marotta keshtu ka genjyer per ato data? Sipas burimit nga afer agjentit te lojtarit, Mundo Deportivo shkruan: “po, ka genjyer, sepse ky burim thote gjithashtu se motivi i fjaleve te Marottes eshte strategjik.”

“Interi deshiron te vere presion mbi Barcelonen duke shfrytezuar mediat dhe duke afruar ne kete menyre daten e skadences se klauzoles.”

Por distanca ndermjet dy klubeve mbetet ende shume e larte. Barcelona insiston se deshiron te paguaje 70 milione euro plus Junior Firpo i vleresuar 41 milione euro.

Ndersa Interi, e vlereson mbrojtesin sa gjysma dhe kerkon te pakten 90 milione euro cash.

Nder te tjera, el Mundo Deportivo konfirmon “klubi zikalter ka refuzuar cdo emer tjeter te propozuar nga Barcelona. Interi nuk deshiron asnje lojtar qe nuk pelqehet nga Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.