Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,001 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Radu transferohet te Cremonese, por i kushton prape shtrenjte Interit: “Eshte bere me dije se klubi ka paguar…”

Radu transferohet te Cremonese, por i kushton prape shtrenjte Interit: “Eshte bere me dije se klubi ka paguar…”
Inter Club Staff

Ionut Radu eshte nje nga lojtaret me te perfolur ne sezonin e shkuar tek Interi per shkak te gabimit qe beri ne ndeshjen ndaj Bolognes.

Nderkohe, kalimi i tij tashme te skuadra e Cremoneses ne Serie A (e sapo ngjitur) eshte dicka zyrtare tashme.

Ai diten e djeshme ka folur per here te pare edhe per kanalin tematik te klubit dhe fjalet e tij kane qene si me poshte.

“Faleminderit ne radhe te pare per mikpritjen. Kam nje deshire te madhe dhe shpirt sakrifice per te bere sa me mire”.

“Ashtu si vete klubi qe eshte kthyer ne Serie A pas 26 vitesh. Jam shume i lumtur qe ndodhem ketu dhe shpresoj ne nje vit te madh”.

“I pershendes te gjithe tifozet e Cremoneses nga larg dhe i dergoj nje perqafim te ngrohte. Mezi po pres te luaj”.

Nderkohe, diten e djeshme Calcio e Finanza ka konfirmuar ate qe qarkullonte prej disa ditesh per transferimin e Radu.

Me sa duket, lojtari do te vazhdoje ti kushtoje shtrenjte Interit: rroga e tij tek Cremonese do te paguhet ne masen 50% nga Inter.

Nga 3,3 milione euro qe merr lojtari bashke me taksa (rreth 1,7 pa taksa), Inter do te paguaje 1,65 milione euro per te kete sezon edhe pse ndodhet ne huazim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.