Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,299 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sconcerti: “Inter i gatshem kunder PSV, kualifikimi i mundshem. Icardi i jashtezakonshem, e meriton…”

Sconcerti: “Inter i gatshem kunder PSV, kualifikimi i mundshem. Icardi i jashtezakonshem, e meriton…”
Ardis
  • On 08/12/2018, 18:10

Pak dite nga ndeshja e fundit ne grupe te Champions League, gazetari Mario Sconcerti analizon situaten e Napolit dhe Interit, dy nga kater skuadrat italiane akoma ne kerkim te kualifikimit per ne fazen e 1/8 te Champions:

“Sipas mendimit tim, e shikoj te mundshme kualifikimin per te dyja formacionet – shpjegon gazetari, i intervistuar nga NumeroDiez.com -. Napoli ka kundershtar me te veshtire, Liverpool-in ne Anfield, por ne krahasim me Interin mendoj se skuadra e Ancelotti-t eshte nje hap me para”.

“Napoli eshte nga te gjitha pikepamjet nje skuader europiane, me loje konkrete dhe spektakolare. Interi nga ana tjeter, pavaresisht se rrugetimi i kualifikimit eshte komplikuar ne ndeshjen e kaluar, ka perballe nje kundershtar te perballueshem ne San Siro”.

“Skuadra zikalter eshte e pergatitur per nje ndeshje te ketij lloji. Ndersa Tottenham do te shkoje te kerkoje fitoren ne Camp Nou kunder nje nga skuadrat me te forta ne bote. Te dyja skuadrat mund te kualifikohen. Mund te shikojme kater italiane ne fazen e 1/8 te Champions League, sipas mendimit tim”.

Mund te komentoni mbi Icardin qe fitoi cmimin e “Lojtarit me te mire te sezonit 2017/18 ne Gran Gala del Calcio AIC 2018?
“Besoj se kur lojtaret shperblejne nje perfaqesues te kalibrit te tij, te tjeret duhet te mbajne shenim. Gjithsesi po flasim per Mauro Icardi, nje lojtar i jashtezakonshem qe ka fituar ne klasifikimin e golashenuesve te sezonit te kaluar sebashku me Ciro Immobile. Sipas meje, e meriton absolutisht nje mirenjohje te ketij tipi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.