Inter, bllokohet gjithcka per zevendesin e Handanovic? “Ne mes eshte nje kandidat i forte: jo Musso, por…”
Gjithcka e ndalur. Per momentin, Interi, duke pare situaten ekonomike boterore per shkak te pandemise, nuk ka mundesine dhe qellimin per te investuar shuma te medha per pasardhesin e Handanovic.
Por ne kete mes ka nje profil per te cilin Interi po mendon prej shume kohesh edhe pse per momentin nuk ka levizur asgje.
Drejtuesit zikalter, pertej formes se Handanovic, qe ne fillim te sezonit kane rrethuar me te kuqe dy emra.”
“Ata jane Juan Musso, portierin e Udineses qe ndiqet tashme prej vitesh dhe Pierluigi Gollini, portierin e Atalantes.”
“Kjo situate nuk do te thote se Interi sapo te filloje sezoni i ri do te investoje per ta 20 apo 30 milione euro, sepse behet fjale per poziten e portierit.”
“Por emrat qe pelqehen ne kete moment jane pikerisht dy: Juan Musso, qe ndiqet nga Interi qe prej kohes kur ai luante me Racing ne Argjentine.”
“Si dhe emri i Gollinit, qe sot per sot po shkelqen me skuadren e Atalantes dhe ka bere me te vertete pritje teper te bukura. Ky eshte nje kandidat vertete i pelqyeshem edhe per faktin se eshte italian.”
“Nderkohe, nje emer low cost qe Interi mund te vendose te investoje ne vere ne rast se sdo te kete mundesi te medha financiare, eshte ai i Silvestrit te Verones.”