Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

214 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Times ngre alarmin: “Inter, ki kujdes: Newcastle dhe PIF po tentojne te te rrembejne keta dy lojtare. Ne vere pritet nje…”

The Times ngre alarmin: “Inter, ki kujdes: Newcastle dhe PIF po tentojne te te rrembejne keta dy lojtare. Ne vere pritet nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne Angli vazhdon te flitet shume per impaktin e madh qe mund te kete ne merkato Newcastle United.

Klubi i Premier League sapo eshte blere nga PIF, fondi i fuqishem i Arabise Saudite, fond qe eshte perfolur ne te kaluaren edhe per blerjen e Interit.

Gjithesesi, sipas asaj qe thote sot The Times, Interi duhet te kete shume kujdes sepse Newcastle ka ndermend te futet ne gare per dy lojtare te Interit.

“Newcastle po behet gati per sezonin e ri. Ne dimer nuk pritet te behen investime te medha sepse ata duan qe skuadren e re ta ndertojne me kujdes dhe ne menyre racionale.”

“Por me sa duket, Serie A mbetet nje kampionat ku Premier League mund te peshkoje lehtesisht duke pare pagat e larta qe mund te ofrojne.”

“Si fillim, Newcastle po sheh me kujdes tre lojtare ne Itali dhe dy prej tyre luajne tek Interi ndersa nje tek Lazio.”

“Behet fjale per Stefan De Vrij, Marcelo Brozovic dhe Thomas Strakosha, portieri i Lazios qe ka humbur vendin e titullarit kohet e fundit.”

“Sa per kronike, Brozovic po negocion kontraten e re me Interin, ndersa hollandezi nuk ka asnje tratative me Interin dhe ne vere mund te hapet rruga e largimit te tij duke qene se do te bente Interin te fitonte nje plusvalence te paster.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.