Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Topi i Arte, Lukaku flet nga Londra dhe harron totalisht Interin: “Dua te falenderoj klubin qe…”

Topi i Arte, Lukaku flet nga Londra dhe harron totalisht Interin: “Dua te falenderoj klubin qe…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme eshte zhvilluar edhe ceremonia e Topit te Arte 2021, ku fitues eshte shpallur Lionel Messi.

Ne kete ceremoni, i ftuar, ka qene edhe nje nga protagonistet e Interit ne sezonin e shkuar, Romelu Lukaku.

Lojtari belg eshte renditur ne vend te 12 ne klasifikimin perfundimtar te Topit te Arte dhe eshte hera e pare per te qe merr nje vleresim kaq te madh.

Por lojtari i Chelsea, kur ka marre fjalen per te folur per vitin e tij 2021 dhe per kete renditje kaq te mire, ka ‘harruar’ te flase per klubin qe e beri te arrinte keto nivele.

“Eshte nje nder te nominohem edhe une ne mesin e lojtareve te ketij niveli. Eshte vertete nje nder i madh, e them sinqerisht kete.”

“Kjo me jep shume force qe dite pas dite te permiresoj akoma edhe me shume nivelin tim. Punoj fort per kete.”

“Jam shume i lumtur qe jam pjese e Chelsea, nje klub qe me ka dhene mundesi qe ne moshen 18 vjecare te realizoj endrren time. Prandaj jam rikthyer ketu.”

Keto kane qene fjalet e belgut ku ne asnje moment nuk falenderon ish-klubin e tij, Interin, per kete arritje te tij edhe pse gjithcka e arriti fale ish-skuadres se tij dhe jo Chelseas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.