Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,271 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport e habitur totalisht: “Nuk do ta besoni, por Lukaku po ‘cmend’ Interin: nuk kalon nje dite qe Romelu…”

Tuttosport e habitur totalisht: “Nuk do ta besoni, por Lukaku po ‘cmend’ Interin: nuk kalon nje dite qe Romelu…”
Inter Club Staff

Tuttosport rikthehet te flase per nje rikthim te mundshem ne Milano te Romelu Lukaku dhe shprehet shume e habitur me ate qe po ndodh.

“Kush do ta kishte menduar. Mbase disa nuk do ta besojne, por thuhet se Lukaku nuk kalon nje dite pa derguar nje mesazh tek Interi.”

“Teksti? I thjeshte: ‘Dua te rikthehem’. Nuk ka ndonje filozofi ne kete mes. Romelu ka bere nje nga zgjedhjet me te keqija ne karriere ne veren e kaluar.”

“Belgu eshte penduar shume per largimin nga Interi. Muajt e fundit kane permiresuar gjendjen e tij bankare por kane perkeqesuar humorin.”

“Nderkohe qe ai fiton shume, nga ana njerezore ai po humbet shume. Gjithesesi, kjo nuk e ben veren e ardhshme te veshtire per Lukakun.”

“Kjo sepse Interi do te kaloje nje merkato pa shpenzime te medha dhe te shpenzohen shifra te cmendura per Lukakun nuk jane aspak ne plan.”

“Nderkohe, tek Interi mund te kete edhe disa largime. Gjithesesi, nje mundesi qe Lukaku ne Milano te vije ekziston.”

“Nese Chelsea do te ishte dakord per huazimin e tij pa pagese, atehere Interi do e pranonte krahe hapur lojtarin.”

“Rroga e tij e larte? Mund te ishte nje problem, por duket se nuk eshte. Ai perfiton 12.5 milione euro ne Londer por per te ardhur te Interi do te ishte gati per 7.5 milione euro.”

“Do te ishte i gatshem per te ulur pagen e tij dhe te merrte po aq sa merrte nje sezon me pare kur luante dhe dilte kampion i Italise.”

“Eshte kjo hipoteza e vetme qe do e shihte Romelu Lukakun ne Milano perseri duke veshur fanellen e Interit.”

“Por duhet thene se nuk kalon nje dite e vetme qe ai te mos e enderroje nje rikthim ne qytetin ku ishte shpallur edhe mbret.”

“Gjithesesi, nese nga njera ane eshte lojtari qe do e bente kete zgjedhje direkt, nga ana tjeter eshte Chelsea.”

“Skuadra Londineze nuk duket e gatshme per nje operacion te tille sidomos duke marre parasysh edhe pronaret e rinj qe pritet te vine.”

“Nderkohe, ardhja e nje tranjeri tjeter ne vendin e Tuchel per shembull mund te ndryshonte shume gjera per te ardhmen…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.