Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport sfidon Inzaghin: “Kurre ne historine e Interit nje tranjer nuk ka arritur dot ta fitoje Scudetton kur…”

Tuttosport sfidon Inzaghin: “Kurre ne historine e Interit nje tranjer nuk ka arritur dot ta fitoje Scudetton kur…”
Inter Club Staff

Me sa duket, sipas Tuttosport, per Simone Inzaghi te fitoje Scudetton kete vit mund te quhet nje mision i pamundur.

Pse? Sepse sipas tyre, asnjehere ne historine e Interit asnje tranjer nuk e ka bere dicka te tille kur Interi eshte gjendur ne nje situate te tille si ajo qe eshte sot.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane: “Nese hapim librat e historise ne Serie A, do te shohim se Interi asnjehere nuk ja ka dale te fitoje ne nje situate kaq disavantazhuese.”

“Ne kete moment qe po flasim, Interi eshte plot shtate pike nga vendi i pare qe ndahet nga Milan dhe Napoli.”

“Nderkohe, zikalterit, kurre ne historine e tyre, edhe kur kane qene ne vend te trete pas 12 javesh, nuk e kane pasur nje diference kaq te madhe pikesh ne kete jave kur e kane fituar Scudetton.”

“Per shembull, Interi vitin e kaluar me Conen, ne kete moment, ishte vetem -1 pike nga Milano, dhe ne fund arriti te fitonte.”

“Nderkohe, ne vitet 60, Grande Inter, kishte vetem pese pike diference me vendin e pare kur fitoi ne fund kampionatin.”

“Historia thote se Inzaghi nuk mund ta fitoje dot Scudetton me Interin kete sezon. Por nderkohe, ai si lojtar, ne ate 99-2000 te famshem, arriti te rekuperonte 8 pike ndaj Juventusit kryesues per te fituar ne fund Scudetton. Por si lojtar ama…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.