Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 19, 2019

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, prova te reja nga Spalletti ne stervitje per Candrevan: i sigurt roli i ri ne Derby?

Inter, prova te reja nga Spalletti ne stervitje per Candrevan: i sigurt roli i ri ne Derby?
Inter Club Staff

Inter po pret ende golin e pare sezonal nga Antonio Candreva. Sulmuesi i krahut italian nuk e ka gjetur ende rrjeten ndersa ne sezonin e kaluar, golin e pare e shenoi pikerisht ndaj Milanit dhe te dielen ndaj kuqezinjve ai do te kete mundesine e radhes te zhbllokohet. 

Ne kampionat, Candreva i ka luajtur te tre derbyt qe jane luajtur qe prej ardhjes se tij tek Interi dhe ne cdo ndeshje direkte me Milanin ose ka shenuar vete, ose ka asistuar shoket e skuadres. Ne derbyn e kthimit vitin e kaluar shenoi 1-0 e perkohshme ne nje nga derbyt me te cuditshem te viteve te fundit. Eshte pikerisht ky gol i fundit i shenuar nga Antonio me bluzen zikalter, me Interin qe kete sezon i eshte dashur te beje pa golat e tij. Ndersa per sa i perket asist nuk mund te kemi vecese elozhe per te, sepse ka derguar ne rrjete 8 here shoket e skuadres (asnje ne Serie A nuk ka bere me mire se ai).

Pikerisht dje lojtari i kalter ka mbushur 31 vjec dhe prandaj te rikthehet ne derby me nje gol do te ishte dhurata me e bukur qe mund ti bente vetes. Nderkohe Spalletti po studion nje menyre per ta rikthyer te shkelqeje: ne ditet e fundit ne Appiano, tekniku italian e ka provuar ne rolin pas Icardit si trekuartist. A do ja dale Antonio? Te gjithe shpresojne, Interi ka nevoje realisht per nje si ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.