Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,272 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKANDAL I MADH – Dalin pamje te tjera: “Bonucci pas golit godet zyrtarin e Interit dhe i thote ‘do te vras’: ai…”

SKANDAL I MADH – Dalin pamje te tjera: “Bonucci pas golit godet zyrtarin e Interit dhe i thote ‘do te vras’: ai…”
Inter Club Staff

Me sa duket dje dikush ne skuadren e Juventusit nuk e ka pritur aspak mire ate gol te Interit ne minuten e 120.

Ky ka qene Leonardo Bonucci, lojtari qe rreth minutes se 119 po i bertiste shokeve te skuadres te benin “nje faull taktik” qe ai te kishte mundesi te zevendesohej dhe te futej ne fushe per te goditur penalltite.

Penalltite nuk ndodhen dhe as Bonucci nuk u fut dot: kjo per fajin e vetem te Alexis Sanchez qe dergoi ne KO skuadren e Juventusit ne minuten e 120.

Por me sa duket, ka permasat e nje skandali te madh edhe ajo qe Bonucci ka bere ne minuten e 120 te ndeshjes, pas golit te Interit, ne drejtim te nje punonjesi te klubit zikalter.

Keshtu, nese drejtesia sportive do te funksionoje ashtu si duhet, Leonardo Bonucci do te marre nje denim ekzemplaer per ate qe shkaktoi pas golit te Sanchez.

Ashtu si eshte konfirmuar edhe nga pamjet LIVE, mbrojtesi i Juventusit, pas 2-1 te skuadres zikalter, eshte cmendur ndaj Cristiano Mozzillo, zyrtar i Interit prezent prane fushes se lojes.

Me sa duket, sipas asaj qe tregon sot Il Tempo, fjalet e Bonuccit jane shume te renda dhe teper te shemtuara nderkohe qe ai fjalet i ka shoqeruar me disa grushta ne sup dhe qafe.

“Ti nuk me feston dot mua ne fytyre, cfare k**** po ben? Ti nuk feston dot golin e Interit perpara meje. Une te vras”.

Keto kane qene ulerimat e Bonuccit ne drejtim te Mozzillo qe nga pamjet TV duket se nuk i eshte pergjigjur me dhune lojtarit dhe i ka thene vetem nje “Cfare po ben?”.

“Keshtu, njerezit e prokurorise federale te Federates po e ndjekin me kujdes skenen: Bonucci e ka goditur disa here ne sup, gjoks dhe qafe zyrtarin e Interit.”

“Goditjet nuk kane qene te forta, por gjate gjithe kohes ai e ka pasur grushtin e mbyllur.”

“Gjithcka perfundon ne pak sekonda pa deme per askend, por Bonucci tani rrezikon nje skualifikim ne kampionat.”

“Do te pritet verdikti i Gjykates Sportive, te cilet kane marre aktet nga prokuroria federale qe ka qene prezente aty.”

Kjo ka qene ajo qe ka shkruar Il Giornale. Ne nje vend si Anglia, ne Premier League, nje sjellje e tij e dhunshme do te denohej me jave te tera pezullim.

Por duke qene se jemi ne Serie A dhen e Itali dhe dihet kush e ben ligjin, atehere nuk do te ishte nje cudi edhe sikur Bonucci t’ja dilte paq me gjithcka.

Pak me lart mund te shikoni me kujdes edhe videon e ketij momenti teper te shemtuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.