Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

963 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cagliari-Inter – Ja si ka ndermend te luaje Conte sot: a mund te jete surprize Alexis?

Cagliari-Inter – Ja si ka ndermend te luaje Conte sot: a mund te jete surprize Alexis?
Inter Club Staff

Me ceshtjen Icardi akoma te pa zgjidhur, Antonio Conte provon qe te mbaje perqendrimin e larte ne ndeshjen ndaj Cagliarit. 

Kjo ndeshje eshte shume e rrezikshme duke pare vleren e kundershtarit dhe deshiren e tyre per te bere mire pas fillimit te Serie A me nje humbje ne shtepi ndaj Brescias.

Interi nga ana saj nderkohe deshiron te vazhdoje punen e mire pas 4-0 ne ndeshjen e pare ndaj Lecces dhe ndoshta do te beje nje hap tjeter te madh perpara.

LAJMET E FUNDIT NGA CAGLIARI – Maran do te mund te besoje tek dy lojtaret e fundit te sapo ardhur ne ishull, Olsen dhe Simeone edhe te dy pritet qe te ulen ne pankine ne fillim te ndeshjes.

Per tu kuptuar pastaj nese mungesa e Pavolettit do te ndikoje ne nivel taktik: nuk perjashtohet qe formacioni te kaloje ne nje 4-3-2-1 me Nainggolan dhe Castro ne shpinen e Joao Pedro.

Ne kete rast, do te kete nje shans per Cigarini si regjizor i mesfushes. Nga minuta e pare duhet te shikohet edhe Pellegrini ne vendin e Lykogiannis. Alternativa eshte nje romb me Cerri ose Simeone ne fushe. Pervec sulmuesit italian, jashte do te jene edhe te demtuarit Cragno, Cacciatore dhe Farago.

LAJMET E FUNDIT NGA INTERI – Ka me shume siguri ne shtepine zikalter per sa o perket zgjedhjeve. Conte duket i orientuar per te konfirmuar njembedhjeteshen e ndeshjes se pare ndaj Lecces.

Duke pare mungesen e De Vrij, Andrea Ranocchia ka shanse te forta per ta nisur nga minuta e pare sepse Godin sapo eshte rekuperuar.

Uruguajani nuk eshte ne nivelin e tij me te mire dhe pritet ta nise nga pankina ndeshjen.

D’Ambrosio dhe Skriniar nga ana tjeter do te jene dy lojtaret qe do te kompletojne keshtu treshen mbrojtese te skuadres zikalter.

Pervec hollandezit, ne shtepi ka ndenjur edhe Biraghi (qe duhet te rekuperoje formen me te mire fizike) si dhe Icardi natyrisht.

Candreva dhe Asamoah pritet ta nisin nga minuta e pare ne krah dhe Vecino (eshte favorit ndaj Barella dhe Gagliardini) me Brozovic dhe Sensi ne mesin e fushes.

Lukaku dhe Lautaro do te jene dy sulmuesit me Politanon, Espositon dhe te sapo ardhurin Sanchez (qe ka zgjedhur numrin 11) gati ne pankine.

A mund te kemi nje surprize me Sanchez nga minuta e pare? Duke e pare se lojtari sapo ka ardhur, eshte nje mundesi shume e vogel qe kjo te ndodhe por asnjehere nuk i dihet. Alexis eshte pare shume ne forme ne stervitje ne Appiano Gentile.

Nderkohe, sipas FcInterNews.it keto jane formacionet e mundshme te Interit dhe te Cagliarit sot.

CAGLIARI (4-3-2-1): Rafael; Pinna, Ceppitelli, Klavan, Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan, Castro; Joao Pedro.

Ne pankine: Olsen, Romagna, Pisacane, Mattiello, Lykogiannis, Deiola, Ionita, Oliva, Birsa, Cerri, Ragatzu, Simeone.

Tranjer: Maran.

Te skualifikuar: askush.

Te padisponueshem: Cragno, Cacciatore, Pavoletti, Faragò.

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Lautaro.

Ne pankine: Padelli, Berni, Godin, Bastoni, Lazaro, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Barella, Politano, Sanchez, Esposito.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: De Vrij.

Arbiter: Maresca. Asistent: Del Giovane e Lo Cicero. Arbiter i katert: Marinelli. VAR: Fabbri (Preti).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.