Pandev: “Champions ishte nje dhurate per Morattin. Sa keq qe Mourinho u largua. Ajo ndeshje me Bayernin…”
I ftuar ne studiot e Premium Sport, Goran Pandev, sulmues tani te Genoa ftohet te kujtoj golin e tij kunder Bayern ne marsin e 2011, ne fitoren e Interi ne Allianz Arena.
“Ate nate beme nje ndeshje te madhe. Ndeshjen e pare e kishim humbur ne shtepi, ne Munih shenuam menjehere por pastaj pesuam dy gola dhe Ranocchia shpetoj nje tjeter gol”, thote ai.
“Por ne pjesen e dyte e kemi barazuar, kemi besuar deri ne fund dhe pastaj ka ardhur goli im, nje qershi mbi torte. Askush nuk besonte qe do te kalonim sepse Bayern ishte shume i forte”
Pandev pastaj flet per Tripleten e 2010, ku ishte edhe protagonist.
“Ate vit meritonim me te vertete te fitonim, luajtem me skuadra si Chelsea e Barcelona dhe arritem ne finale me Bayernin. Si Jose Mourinho edhe Samuel Eto’o thonin qe keto ndeshje duhen fituar”.
“Ne fund fituam dhe u kthyem ne Milano ne nje San Siro plot me njerez, nje atmosfere shume e bukur. Na erdhi keq qe Mourinho u largua, por tashme e dinim. Por ne ate moment mendonim vetem qe te fitonim per te gezuar tifozet dhe presidentin Moratti”.
“Ai ka qene gjithmone afer neve, ka qene nje dhurate e bukur nga te gjithe ne”.
Sulmuesi pastaj ka folur edhe per Kroacine e Perisic dhe Brozovic: “Nese mund te fitojne Boterorin? Jane te forte, nese kalojne grupin mund te vene ne veshtiresi kedo”.