Joao Mario ‘harron’ Interin: “Te luaja ne Premier ka qene endrra ime. Tani jam i lumtur dhe dua…”
Portugezi i cili mund te blihet perfundimisht nga West Ham ka folur sot per mediat.
Keto kane qene fjalet e tij:
“Po shijoj ne maksimum eksperiencen time ketu. Mendoj se eshte kampionati me i mire ne bote, jam shume i lumtur qe jam ketu. Te luaja ne Champions ka qene gjithmone endrra ime, nje objektiv.”
§
“Do te vazhdoj te luftoj dhe te jap maksimumin per te arritur gjene me te rendesishme, qendrimin ne Premier League.”
Keshtu eshte shprehur Joao Mario ne mikrofonat e kanalit zyrtar te West Ham i cili ka folur me shume per eksperiencen e tij ne Angli.
Hammers kane nje te drejte blerje mbi lojtarin ne fund te sezonit: por cdo diskutim i kesaj natyre eshte shtyre per tu diskutuar vetem pasi te vendoset fati i West Ham ne Premier League qe per momentin rrezikohet per te rene ne Championship.
Joao Mario deri me tani ne Premier League ka luajtur 9 ndeshje duke shenuar 1 gol dhe duke dhene nje assist.