Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti flet qarte me drejtuesit: Keta jane lojtaret qe dua! Lista eshte e frikshme, buxheti…

Spalletti flet qarte me drejtuesit: Keta jane lojtaret qe dua! Lista eshte e frikshme, buxheti…
Inter Club Staff

Suning duket se do te beje nje investim ekonomik te rendesishem per te festuar rikthimin e Interit ne Europen qe vlen. 

Kete gje e tregon sot Gazzetta dello Sport, edhe pse ata kujtojne se ka disa nevoja ne bilanc per shkak te Fair Play Financiar te UEFA-s, nga ketu deri ne 30 qershor, por deshira e pronareve kineze eshte qe te festoje kualifikimin me nje merkato te denje.

Luciano Spalletti ka qene i denje: duhen lojtare dhe jo fjale per te arritur tek trofete.

Ndryshe, nese nuk do te kete nje merkato te denje, le ti leme fjalet e kota dhe objektivat e medha.

Spalletti ka kerkuar nga klubi: nje mbrojtes te majte, nje sulmues krahu te paster, mnje trekuartist dhe nje mesfushor qendror qe te jete i forte dhe me personalitet. Per te parin nuk ka ndonje nxitim te madh, ndersa per tre objektivat e tjere klubi po leviz shpejt sa ka perpiluar nje liste A dhe nje liste B me objektivat ne baze te kerkesave te tranjerit.

Ju lista emerore e Spallettit dhe kerkesat e tij specifike. 

I pari eshte…

CHIESA – Emri mbi te cilin Interi do te donte te investonte ne kete moment eshte ai i Federico Chiesa i cili kerkohet edhe nga Juventusi edhe Napoli. “Interi kerkon durim nga djaloshi dhe po mendon nje kunderlevizje per  te ofruar rreth 55-60 milione euro cash, por eshte nje oferte qe nuk merr dot jete nese nuk respektohen te gjitha marreveshjet e UEFA – zbulon Gazzetta -. Me pak fjale, eshte rreziku qe Interi te mberrije vone tek lojtari, edhe pse Ausilio ka nje karte te mire per te luajtur dhe ai eshte Enrico Chiesa, babai-menaxher i Federicos. Chiesa senior do te donte qe djali i tij te luante edhe nje vit ne Firenze, por ne rast te ndonje oferte te majme, ai mendon se Interi do te ishte perfekte per rritjen e djalit te tij.

DEMBELE – Ka optimizem rreth e perqark emrit te Mousa Dembele, lojtar me te cilin Spalletti deshiron te ndertoje Interin e ri dhe qe do ta perdore perpara mbrojtjes ne 4-2-3-1. Kontaktet  me Tottenham kane nisur dhe jane ne faze te avancuar per belgun. Tani duhet percaktuar marreveshja mbi cmimin.

NAINGGOLAN – Eshte i preferuari i Spallettit, ai, Radja Nainggolan. Ai eshte nje element i perzgjedhur per tu pozicionuar pas shpines se sulmuesit. “Gjithcka do te varet nga strategjite e shitjeve ne Rome: disa lojtare do te largohen per te rregulluar llogarite, por per momentin nuk ka lojtare te paprekshem per Monci dhe Di Francesco”, konfirmon e perditshmja italiane.

 

ALTERNATIVAT – Thuhet se ka edhe nje liste B. E mire, keshtu Spalletti ka perpiluar edhe nje plan te dyte. “Alternativa e  Dembele eshte Kevin Strootman: 32 milione eshte klauzola per te liruar hollandezin nga Roma dhe ai duket si me i shitshmi nga te gjithe lojtaret e Romes – konfrimon Gazzetta -. Per sa i perket trekuartistit, eshte Rafinha plani B i Nainggolan. E ne fund, braziliani Malcom (ekstrakomunitar) eshte zevendesi i Chiesas. Por ketu reziston edhe kandidatura Politano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.