Zanetti i surprizon te gjithe pas shortit: “Grup i veshtire, por do kalojme. Icardi? Merkato jone nuk ka perfunduar aspak.”
I intervistuar per mikrofonat e Sky Sport, zevendespresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur keshtu per shortin e Interit ne Champions Leaguen e ketij sezoni.
Keto kane qene fjalet e kapitenit: “Po, rikthehemi ne Barcelone. E dime potencialin e atyre. Por ne do te luajme ate ndeshje si gjithe te tjerat, me forcen tone.”
“Dy skuadrat e tjera jane dy skuadra te mira por qe mund te perballemi me qetesi. Duam qe te perballemi me ta ne menyren me te mire te mundshme.”
“Conte? Antonio ka sjelle nje mentalitet, e dini me mire se une qe ai jeton me futbollin: eshte pare edhe ndaj skuadrave ne miqesore por edhe ndaj Lecces.”
“Duam ta luajme kunder te gjitheve, duam te luajme lojen tone. Jemi te bindur se kemi nje skuader qe mund te dhuroje emocione te forta.”
“Icardi? Mungojne pak dite, klubi eshte shprehur: situata nuk ka ndryshuar, presim dhe te shohim nese do te gjejme nje zgjidhje qe eshte mire per te gjithe.”
“Ai i perfshire ne liste? Akoma nuk kemi folur per listen Champions, ne fund te merkatos do te bejme vleresimet e listave.”
“Borussia? Skuadra jone eshte e ndertuar per te qene protagoniste. Per kete kemi zgjedhur Conten dhe kemi bere merkaton qe kemi bere dhe merkato jone nuk ka perfunduar ende. Objektivi eshte qe te bejme nje grup te mire dhe te arrijme ne raundin tjeter ku mund te arrijme sipas mendimit tim.”