Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

305 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tare sulmon Interin dhe Qeverine: “Qellime te zeza ne vendimet e fundit. Nuk kuptoj dot as Interin.”

Tare sulmon Interin dhe Qeverine: “Qellime te zeza ne vendimet e fundit. Nuk kuptoj dot as Interin.”
Inter Club Staff

Igli Tare eshte pare shume i nevrikosur ne intervisten e tij te fundit per mediat sepse ai mendon se ka nje komplot kunder Lazios se tij. Ose te pakten, nga menyra si shprehet, kete tregon se po mendon. 

“Dje kam degjuar Ministrin e Sportit ne Itali qe tha se qellimi kryesor ne kete histori eshte shendeti por me pas nese ti lejon njerzit te vrapojne ne parqe, pse nuk i lejon klubet te sterviten ne qendrat stervitore?”

“Nuk e di se per cfare qellimi ben ate qe ben, por me siguri ai duket se nuk ka qellime te mira per te ndihmuar futbollin.”

“Mendoj se shume vendime jane marre mbi qellime te zeza dhe jo te pastra.”

Keshtu pas disa javesh qetesi, ka vendosur te flase edhe drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli Tare i cili fjalet e tij i ka per te gjithe: qe nga ministri Spadafora e deri tek Interi apo klubet e tjera.”

“Nuk arrij te shpjegoj edhe dicka tjeter. Si ka mundesi qe skuadra si Interi nuk marrin pozicion ne kete histori? As ata, as Juventusi, as te tjeret”, shpjegon ai per Lazio Style Radio.

“Kemi mbetur shume te surprizuar, deri me tani kemi ndjekur me perpikmeri te gjitha vendimet e Qeverise dhe dukej si dicka e sigurt qe data 4 maj do te na lejonte te riktheheshim ne stervitje.”

“Ne ndihemi te diskriminuar, te ndihmoje futbollin nuk eshte qellimi i ministrit te sportit aspak. Aktiviteti futbollistik eshte i ndalur prej dy muajsh tashme.”

“Cdo njeri nga ne po sakrifikon, por me duket se po lodhemi kot se dicka ketu nuk me del te llogarite qe bej.”

“Futbolli eshte nje pjese thelbesore sociale e shtetit Italian. Nuk duma te hapim stadiumet per te gjithe por duam te rikthejme futbollin. Ne po luftojme per kampionatin. Jane ende 12 ndeshje per tu luajtur.”

“Eshte mire qe ato ndeshje te luhen per te miren e te gjitheve dhe te sistemit. Ka ardhur momenti per te marre pozicion.”

“Ne vende te tjera do te shkohej drejt nje rikthimi te futbollit dhe ka pasur nje protokoll te qarte se cfare duhet bere, por ne Itali jo. Duket se dikush po merr vendime kunder mbarevajtjes se futbollit.”

Keshtu e ka mbyllur fjalen e tij drejtori sportiv i Lazios qe ka sulmuar ne nje fare menyre Ministrine, federaten dhe Interin nder klubet e tjera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.