MD: “Barcelona e ka seriozisht: nese iken Umtiti, gati sulmi per lojtarin e Interit. Conte i shqetesuar.”
El Mundo Deportivo nuk ka asnje dyshim. Nese nga Barcelona do te largohet Umtiti, atehere lufte me Interin per nje diamant te sajin.
Keshtu e hap shkrimin sot e perditshmja spanjolle e cila tregon se tashme Barcelona nuk eshte e interesuar vetem per Lautaron tek zikalterit.
Sipas tyre, emri me i ri quhet Milan Skriniar dhe eshte pikerisht ai zevendesuesi perfekt per Umtiti nese ky i fundit largohet.
Mundo Deportivo tregon se tashme ka filluar nje kanal i ri komunikimi ndermjet dy klubeve per mbrojtesin sllovak.
Ish-lojtari i Sampdorias i pelqen katalanasve per dy motive kryesore: pervec se shihet si perfekt per lojen dhe stilin e Barcelones, blerja e tij do te ishte nje levizje direkte kunder rivaleve te perjetshem te Real Madrid.
Sepse Reali po shikon pikerisht tek Skriniar nje te ardhme ne Madrid si zevendesues i Ramos i cili ka nje moshe te caktuar tashme.
Keshtu, kjo do te ishte nje blerje edhe per te luftuar Real Madridin e jo vetem per tu perforcuar vete.
Inter, qe pagoi Skriniar vetem 20 milione euro (plus kartonin e Caprarit) e ka amortizuar blerjen e bere per lojtarin ne veren e 2017.
Ky eshte nje faktor i rendesishem per tu disktuar sepse Interi do te bente nje perfitim teper te madh ne termat e bilancit dhe pandeimse nese Skriniar do te shitej rreth 70 milione euro, aq sa ka edhe vleren sot.
Me i shqetesuari nga kjo situate eshte Antonio Conte qe nuk deshiron qe ne repartin e mbrojtjes te preken titullaret.