The Sun zbulon: “Icardi, futet ne gare edhe Chelsea: nje super oferte, ja shifrat”
E ardhmja e Mauro Icardit do te vendoset shume shpejt: te pakten kete thone te gjitha mediat ne Itali dhe France.
Paris Saint Germain po negocion me Interin dhe ka kerkuar nje ulje per blerjen e kartonit e argjentinasit.
Ne kete moment qe po flasim, nuk eshte gjendur ende nje marreveshje ndermjet paleve por as shume afer saj nuk jemi.
Interi nuk deshiron te ulet poshte shifres 70 milione euro te rene dakort ne vere por sipas lajmeve te fundit nga Anglia, Chelsea eshte gati te futet ne gare per sherbimet e ish-kapitenit zikalter.
Sipas asaj qe shkruhet nga The Sun, ne fakt, klubi londinez po kerkon nje sulmues me peshe per skuadren e Lampard.
Ne kete moment ata do te tentojne qe te nderhyjne ne kete situate dhe po mendojne te formulojne nje oferte qe do bente Interin ta pranonte menjehere.
Per Chelsean, po ashtu si edhe per Interin, ishte nje lajm i keq rinovimi i Mertens me Napolin dhe nese marreveshja me Interin nuk arrihet nga PSG per Icardin deri ne daten 31 maj (dite kur skadon klauzola), ata jane gati ta rrembejne ate.
Oferta qe ata kane menduar eshte ajo e 70-75 milione eurove ne total ndermjet kartonit dhe bonuseve te ndryshme. Mbetet per tu kuptuar edhe deshira e Icardit per nje transferim ne Premier League.