Ndombele, ja sa eshte kerkesa e pare e Tottenham per Interin: “Shifra te cmendura.”
Interi po kerkon nje profil te nje niveli te larte ne merkato qe te kete eksperience edhe ne nivel nderkombetar.
Kjo gje shpjegon edhe terheqjen e klubit zikalter per Sandro Tonali, lojtarin e Brescias qe pritet te kaloje tek Milani.
Nderkohe qe ne idete e Contes ne vend te pare qendron Kante i Chelsea, duhet theksuar se rruga per te eshte shume e veshtire.
Prandaj Interi e konsideron ne menyre te rendesishme kandidaturen e Ndombele, mesfushorit francez te Tottenham.
🚨- KOHA ESHTE TANI! 👇
Eja dhe behu nje anetar zyrtar i Interit ne Shqiperi! 💪
Jemi ne ditet finale, te qenit pjese e familjes zikalter eshte nje gjest dashurie ndaj klubit te zemres! 🖤💙
Per cdo pyetje mund te na shkruani ne WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/7BO7s0JFSw
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) August 25, 2020
Ndermjet paleve ka pasur nje kontakt te pare nderkohe, dhe sipas Express, Tottenham i ka kerkuar Interit per lojtarin plot 60 milione euro.
Kjo ka qene nje kerkese fillestare, ne nje bisede telefonike qe ka pasur klubi zikalter me drejtuesit e Tottenham diten e premte.
Mourinho eshte gati te privohet nga lojtari, por me pare do duhet te bindet Tottenham qe te ule kerkesen e saj ne para.
Interi ka bere me dije se deshiron qe te negocioje per lojtarin, por qe nuk eshte e gatshme te paguaje ne asnje menyre kete shifer per Ndombele.
Sipas Express, Interi keto shifra per momentin i quan “te cmendura dhe totalisht jashte tregut”. Sipas tyre, zikalterit presin nje telefonate te dyte per te pare mundesine e ndonje shkembimi ose ndonje ulje te rendesishme duke pare se lojtari nuk eshte ne planet e Mourinhos.