Sport Mediaset zbulon: “Skriniar, ja sa milione euro ka ofruar Leonardo per lojtarin por Marotta kerkon me shume…”
Me sa duket, i sakrifikuari i madh (ose njeri nga) i merkatos se Interit kete sezon do te jete Milan Skriniar.
Per lojtarin ka shume skuadra te interesuara ne europe duke pare cilesite e tij, por edhe te ardhmen qe ka perpara.
Nderkohe, ne oret e fundit (ekzaktesisht dje) ka bere perpara per te ne menyre te dukshme edhe Paris Saint Germain.
Leonardo ka hedhur bazat e para per nje tratative te kujdesshme qe do te dergonte sllovakun menjehere ne kryeqytetin francez.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 15 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/ezj0vQ66cd
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 1, 2020
“Pak a shume, ashtu si ndodhi me Icardin. Kur Leonardo shikon nje mundesi te mire merkato tek Interi, nuk deshiron ta lere te ike.”
“Kesaj radhe e ka radhen Milan Skriniar, i cili eshte nxjere ne shitje me kerkese te Contes e mund te ndryshoje keshtu skuader.”
“Ne kete moment, Leonardo ka marre ne pune nje ndermjetesues per te bere lidhjen me lojtarin, agjentin dhe Interin, por edhe per te kuptuar cmimin.”
“Leonardo ka gati nje oferte 50 milione euro per te dhe per kete ka informuar edhe vete Marotten. Sipas disa informacioneve te para, administratori i deleguar i Interit kerkon 70, por mund te kenaqet edhe me me pak duke pare bllokimin aktual te merkatos.”
Burimi: Sport Mediaset Italia.