Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Dumfries flet me zemer ne dore: “Kam pasur disa ulje dhe ngritje, por une mund te…”

Inter, Dumfries flet me zemer ne dore: “Kam pasur disa ulje dhe ngritje, por une mund te…”
Inter Club Staff

Pas disa ndeshjeve te dobta, ashtu si e ka pranuar edhe vete lojtar per Inter TV, Denzel Dumfries eshte rikthyer titullar kunder Spezia dhe ka luajtur nje ndeshje te kenaqshme.

Ky ka qene komenti i tij: “Gjeja me e rendesishme ishte te merrnin me shtepi rezultatin dhe jemi treguar shume te zotet per kete.”

“Kemi shenuar nje gol te bukur per te zhbllokuar ndeshjen dhe me pas Lautaro u tregua i kthjellet qe te shenonte penalltine. Jemi te gjithe shume te lumtur.”

Si je ndjere sot?

“Ndjesia ka qene e bukur sepse nuk luaja titullar prej disa kohesh. Te luash ne San Siro perpara tifozeve tane eshte gjithmone shume bukur. Por e rendesishme eshte qe fituam.”

Cfare duhet te permiresosh ne krahasim me modulin dhe a po te ndihmojne shoket?

“Jam i vetedishem se kam pasur disa ulje dhe ngritje qe kur kam ardhur, sidomos ne fillim. Une jam gjithmone shume i eger me veten time dhe jam i pari qe e them kur nuk bej mire. Por tani ndihem mire.”

“Kam bere disa ndeshje ku nuk kam luajtur mire, e pranoj, por une mund te luaj me mire. Po ambientohem gjithmone e me shume dhe ndihem mire.”

“Shoket e mi me ndihmojne cdo dite, sidomos Stefan dhe Edin, te gjithe. Natyrisht per mua gjeja e rendesishme eshte te fitojme.”

Ne fund ai shton:

“Dua te falenderoj mikun tim Hakan (e ka per Calhanoglu qe sapo kaloi aty dhe shperthyen te gjithe ne te qeshura).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.