Cellino, cfare sulmi ndaj Interit: “Nuk shikoj me shpirtin zikalter. Nuk dua ta njoh kete Zhang, me duket sikur…”
Massimo Cellino, presidenti i Brescias, i pyetur per mikrofonat e Top Calcio 24, ka sulmuar ashper Interin.
Me sa duket, atij nuk i ka ardhur aspak mire qe Interi eshte terhequr nga gara per Tonalin ne momentin final.
Zikalterit e braktisen kete piste per arsye se ishin te perqendruar ne objektiva te tjere ne mesfushe, por per Cellinon, kjo nuk ka qene dicka qe mund te behej.
Ai keshtu nuk i ka kursyer aspak kritikat e renda ne drejtim te Interit dhe ne drejtim te pronarit zikalter, Zhang.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 13 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/gVMAp1a5OD
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 3, 2020
“Une kam qene gjithmone nje interist. Qe kur kam qene i vogel, kam qene nje tifoz i Interit dhe jam rritur me Interin.”
“I vleresoj shume Marotten dhe Ausilion, por nuk shikoj me shpirtin e Interit te njehere e nje kohe. Nuk e shoh aspak.”
“Une jam mesuar te bej negociata me Interin e Morattit, kam qene tifoz i Interit te Angelo Morattit.”
“Sot sinqerisht, edhe pse eshte Marotta dhe Ausilio, nuk kam asnje deshire per te njohur presidentin e Interit. Mbase ai eshte shume i pasur per tu prezantuar ketu ne Lige tek ne.”
Burimi: Top Calcio 24.