Lautaro Martinez flet pas ndeshjes: “Merkato? Une jam i lumtur vetem per dicka ne kete moment. Familja ime…”
Nje debutim si fitues i Interit te Contes ne Serie A per kete sezon dhe zikalterit marrin keshtu tre piket e para.
Interi fitoi 4-3 ndaj Fiorentines ne nje ndeshje teper te cmendur ku dy here u permbys rezultati i lojes.
Menjehere pas ndeshjes, Lautaro eshte ndalur per mikrofonat e DAZN dhe ka folur per ndeshjen e Interit dhe te ardhmen e ketij sezoni.
“Jane larguar zerat e merkatos? Jam shume i lumutur sepse e kemi nisur shume mire sezonin e ri me skuadren.”
“Jemi te lumtur sepse kemi krijuar shume, kemi shenuar kater gola dhe kjo eshte nje skuader qe lufton deri ne fund, e veshtire per tu perballur.”
“Gruaja ime Agustina? Ajo eshte perhere prezente, me qendron gjithmone perkrah dhe jam shume i lumtur.”
“Golin sot e bera per te dhe per vajzen qe po vjen e do te linde shume shpejt. Jam shume i lumtur per mua dhe familjen time.”
“Shpresoj qe gjithcka te vazhdoje keshtu si e kemi nisur, do te jete shume e rendesishme per te gjithe ne te punojme fort per te arritur objektivat.”