Inter, sot jemi fiks nje vit perpara ‘goditjes se madhe’ ne merkato: praktikisht Marotta ka vendosur se kush do te blihet ne mbrojtje!
Duhet pare me kujdes e ardhmja sepse kjo eshte nje karakteristike e nje klubi te madh qe mendon jo vetem per te tashmen.
Prandaj drejtuesit e Interit po ndjekin me shume kujdes te rinj verdalle neper Europe dhe Itali, per ti blere ata dhe per ti vene ne pronesi te Interit.
Interi eshte nje klub i madh dhe normalisht nuk ben perjashtim dhe sipas La Gazzetta dello Sport, zikalterit po bejne pikerisht kete gje tani.
Ne fakt, sipas tyre, Interi tashme e di shume mire blerjen e madhe qe do te beje ne sezonin 2021-2022.
Behet fjale per Zinho Vanheusden, lojtarin qendermbrojtes te ri belg qe sapo eshte grumbulluar nga Belgjika e madhe dhe eshte bere edhe kapiten i Standard Liezh.
Interi ka pasur te drejten e blerjes per lojtarin ne merkaton e fundit, por ne klubin zikalter kane preferuar qe kete diskutim ta bejne ne sezonin tjeter.
Ai do te rikthehet ne Milano per rreth 20 milione euro, nje shifer kjo e kenaqshme duke qene se Interi e ka shitur 12 milione euro: 8 milione euro investim per te marre mbrapsht nje lojtar te rritur ne menyre te jashtezakonshme.”
“Situata eshte e qarte edhe nga djaloshi. Interi eshte dakort dhe lojtari gjithashtu per kete operacion. Zikalterit nderkohe kane nje marredhenie shume te mire edhe me klubin e tij. Tani duhet pritur merkato e veres se adhshme per ta pare Vanheusden me bluzen e Interit.”