Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter, cfare kryevepre me bilancin: “E vetmja skuader qe ka pare nga Covid19 nje humbje prej vetem…”

ZYRTARE – Inter, cfare kryevepre me bilancin: “E vetmja skuader qe ka pare nga Covid19 nje humbje prej vetem…”
Inter Club Staff

Interi ja ka dale te shpetoje ‘paq’. Nese do mund te komentonim bilancin e Interit, do e komentonim ne kete menyre.

Pak ore me pare, Inter Media dhe Communication ka publikuar te gjitha te dhenat e bilancit te Interit per sezonin e shkuar.

Keshtu, zikalterit kane pare qe te bien te ardhurat si te gjithe skuadrat e medha te Europes, por ja kane dale qe ti mbajne humbjet ne limite te jashtezakonshme.

Ashtu si evidentohet nga te dhenat zyrtare, ne fakt, bilanci i 2020 (per sa i perket vetem sponsorave dhe te drejtave televizive) eshte mbyllur me vetem nje -5.1% ne krahasim me 2019.

“Keshtu, eshte kaluar nga 290.991 milione euro ne 276,076 milione euro potenciale.”

“Pse potenciale? Sepse Interi ka regjistruar nga keto 276 milione euro, vetem 230 milione euro, duke spostuar ne bilancin e 2021 plot 46 milione euro te ardhura duke pare se sezoni i shkuar u shty me disa muaj per tej qershorit.”

Keto 46 milione euro qe jane spostuar ne 2021 jane 19 milione euro nga sponsorat, 18,5 milione euro nga te drejtat e TV dhe 8,1 milione euro pagesa nga UEFA per Europa League.

DETAJET NGA SPONSORAT 

Ne rritje shifra e fituar nga Nike dhe Pirelli, qe ne 2019 ka qene e ndalur tek 29,1 milione euro ndersa ne 2020 (pa llogaritur spostimet ne 2021) kane arritur shifren e 36,8 milione eurove.

Nje rritje edhe sponsoret europian dhe global (nga 12,2 milione euro ne 14,9 milione euro) dhe ne nje renie te rende sponsorat aziatike (por dihej) nga 89 milione ne 36,6 milione euro.

Kjo edhe per shkak te bonuseve te munguara nga Suning si sponsor kryesor (9,7 milione euro, dhe fundi i kontratave me sponsorat si Fullshare dhe Kng Dawn, si dhe fundi i kontrates me agjencine e marketingut Beijing Yixinshijie.

Por Interi ka bere me dije se ka nje kontrate sponsorizimi te re me SDY Spot, dhe ka bere me dije se nga sponsoret regjional per 2021 eshte kapur shifra e 27 milione eurove, 2 milione euro me shume nga 25 milione eurot qe jepej nga agjencia I-Media.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.