Inter, Bastoni i cmend te gjithe pas perballjes me Lewandowskin: “A e pate se cfare i beri? Ne momentin…”
Po pritej me kuriozitet te madh ndeshja e djeshme ndermjet Italise dhe Polonise edhe per shkak te zgjedhjes se papritur te Mancinit ne mbrojtje.
Ne kete ndeshje, tranjeri i kalter kishte zgjedhur qe nje gjigand si Robert Lewandowski te markohej pikerisht nga Alessandro Bastoni.
Ne fillim u perfol se kjo do te ishte nje sfide shume e madhe per Bastonin ku rreziku do te ishte teper i larte, por me sa duket, lojtari zikalter ja ka dale me se miri.
Bastoni bashke me Barella kane qene dy nder me te miret per Italine ne fushen e lojes ne fitoren 2-0 te te kalterve.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Bastoni dhe Barella kane merituar te dy noten 7,5 (Bastoni) dhe 7 (Niccolo Barella).
Mbrojtesi zikalter ka marre kete gjykim: “E ardhmja eshte tani. Ka luajtur si nje veteran kunder as me shume e as me pak, por Robert Lewandowski dora vete. Ai ka qene bosi naten e djeshme.”
“Nuk ka humbur asnje gje dhe ka ndihmuar edhe ne ndertimin e lojes italine. A e pate edhe ju cfare i beri sulmuesit te Polonise? Nuk e la te merrte fryme.”
Nderkohe, gjysme vote me pak per ish-lojtarin e Cagliarit: “Po cfare lojtari qe eshte bere ky Barella? Nje mesfushor total me fytyre gjithmone nga porta, gjithmone ne ndihme te skuadres. E shikon ne sulm dhe pastaj ne mbrojtje. Sa keq per pasaktesine ne gjuajtje.”