Gazzetta zbulon gjithcka: “Interi ka gjetur ‘njeriun vertikal’ per mesfushen e Contes: gati goditja, Marotta ne pune.”
La Gazzetta dello Sport flet per te sikur te ishte nje objektiv kryesor i merkatos se janarit dhe nje njeri qendror ne idete e Contes.
Po flasim per Leandro Paredes, mesfushorin e Paris Saint Germain, qe eshte rikthyer ne qender te orbites zikalter.
Lojtari ne kete moment konsiderohet nga Interi si “njeriu vertikal qe i mungon mesfushes se Interit dhe Contes”.
Gjate fazes finale vitin e kaluar, ai kishte fituar nje vend titullari ne Champions League, por tashme ka perfunduar perseri ne rotacionin e tranjerit Tuchel.
Keshtu, prandaj zerat per nje largim te tij nga PSG jane shtuar shume dhe Interi eshte pas dritares duke pritur lajme.
“Leandro ka karakteristikat qe i mungojne sot mesfushes se Contes, duke qene se eshte nje lojtar qe luan edhe si regjist i paster para mbrojtjes, por edhe si mediano ne nje 3-5-2.”
“Me pak fjale, eshte goditja me e mire e mundshme duke pare ate qe kerkon Conte per mesfushn e tij dhe te ardhmen zikalter.”
“Prandaj edhe Marotta eshte futur seriozisht ne pune per te dhe mundesia e nje shkembimi koke me koke me Eriksen eshte shume aktuale.”