Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

374 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni, flet agjenti i lojtarit: “Ja cfare po ndodh me rinovimin e tij tek Interi. Maldini eshte per te…”

Bastoni, flet agjenti i lojtarit: “Ja cfare po ndodh me rinovimin e tij tek Interi. Maldini eshte per te…”
Inter Club Staff

“Bastoni eshte nje lojtar i destinuar te behet i madh, me te vertete qe ka cilesi fantastike qe zor se i gjen diku tjeter.”

Keshtu e nis fjalen e tij agjenti i lojtarit, Tullio Tinti, ne nje interviste per Rai Radio1 Sport, ku ka folur edhe per te ardhmen e lojtarit.

Sipas tij, Bastoni nuk ka arritur ende momentin me te mire, sepse ai do te rritet akoma edhe me shume ne te radhmen.

“Per mendimin tim, ne moshen e tij nuk kam pare askend te luaje ne nivelet qe ai po luan tek Interi ne kete moment.”

“Mendoj se Maldini per te eshte i vetmi lojtar qe ka bere me mire se ai ne moshen qe Bastoni ka, askush tjeter.”

“Ai ka nje te ardhme fantastike perpara, e meriton totalisht. Rinovimi me Interin? Ne kete moment jemi te ndalur sepse ka nje situate ekonomike te pergjithshme jo shume te mire ne Serie A.”

“Nuk eshte momenti ideal per te folur per rinovime, prandaj do te presim. Problemi ne kete moment nuk ekziston sepse lojtari eshte i zoti dhe mund te prese pa problem.”

Nderkohe, Bastoni vazhdon te kete nje rritje eksponenciale dhe brumin e tij e ka treguar edhe ne ndeshjen ndaj Juventusit ku ka qene nje nder me te miret ne fushen e lojes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.